Shoferin e kamionit e zë gjumi në timon, përplaset me disa makina në autostradë (VIDEO)

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Disa momente dramatike të filmuara në një autostradë të Birmingham-it janë publikuar së fundmi nga mediat britanike.

Në pamje shfaqet momenti kur një shofer kamioni e zë gjumi në timon duke ecur me shpejtësi, çka solli për pasojë përplasjen me disa makina në autostradë.

Bëhet fjalë për shoferin Mariusz Wlazlo, shoferin e një agjencie, i cili ishte duke ecur rreth 70 kilometra në orë.

Si pasojë e përplasjes një drejtuese e një makine “Polo”, rreth të 50-ave u bë për spital pasi theu një brinjë si dhe pësoi fraktura në shtyllën kurrizore.

“Mail Online” raporton se gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Walzo kishte rrëfyer: “Më duket se më zuri gjumi për një moment. S’di ta shpjegoj dhe as e mbaj mend. Ishte si ëndërr”.