Shmanget tragjedia në Itali, autobusi përplaset me pemën, 30 të plagosur

Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus me pasagjerë është përplasur me një pemë. Mësohet se në autobus po udhëtonin 50 persona, shumica e të cilëve studentë.

Ngjarja ka ndodhur në Peskara të Italisë, e sipas autoriteteve dyshohet se autobusi përfundoi jashtë rrugës pasi një tjetër makinë i zuri korsinë.

Mediat vendase shkruajnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, përveç një Një 17-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

Për aksidentin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, Luciano Di Lorito, i cili e ka vlerësuar si një hero shoferin e autobusit.

“Ai shmangu një masakër duke u përplasur me pemën. Unë isha në vendngjarje dhe aksidenti mund të kishte qenë shumë më i rëndë nëse autobusi nuk do të ishte ndalur nga pema. Mund t’iu konfirmoj se vetëm një vajzë 17-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Di Lorito.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet