Shkuan të vjedhin te italiani, ai iu del me kaçavidë…

Publikuar më 09. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Dy shqiptarë ishin arrestuar në Itali pasi kanë vjedhur në një shtëpi. Dy personat, që sapo kishin mbërritur nëe Itali dhe se atje nuk kishin ndonjë banesë fikse, janë përpjekur të thyejnë dritaren e banjos së një shtëpie dhe të futen brenda. Pasi ka dëgjuar zhurmën, teksa dy hajdutët hynin në shtëpi, italiani iu ka dalë atyre përpara me një kaçavidë.

Ata janë pikasur nga karabinierët pranë një stacioni treni dhe aty janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Shqiptarëve iu gjet në cilësinë e provës materiale dy ora që ishin të vjedhura dhe të tjera sende që i kishin pasur prej vjedhjeve më herët.

/D.Xh/