×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkrimtarja: Shqipëria po boshatiset, politikanët e kanë kthyer në çifligun e tyre!

Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba pas publikimit të disa statistikave që paraqesin fluksin e shqiptarëve që duan të largohen nga vendi ka reaguar në rrjetet sociale duke analizuar shkaqet. Sipas saj ajo që e ka çuar vendin në një gjendje të tillë është lakmia e politikanëve që bëjnë burim përfitimi pasuritë e Shqipërisë duke zhytur popullin  në një varfëri të plotë. Selmanaj përmend në statusin e saj edhe faktin se për investimet e shkuara keq në vendin tonë, të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë, askush nuk mban përgjegjësi.

Statusi i plotë i shkrimtares:
“Duan të emigrojnë 52 % e grupmoshës 18 -40 vjeç, 71,2% e grupmoshës 27–30 vjeç, 65% e studentëve dhe deri në 83% e 28-vjeçarëve!!! Edhe punonjësit me rroga 1.000 euro kërkojnë të ikin në emigrim për një jetë më të mirë. Ky është një krim i pallogaritshëm që po i bëhet Shqipërisë. Fajtorët e vetëm janë të gjithë politikanët e 28 viteve të fundit që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre, në një burim fitimi përrallor me tendera nga më absurdët. Duhet te keni dëgjuar për tenderin e palmave përgjatë rrugës së plazhit besoj. Një palmë kushtoi 6000 euro dhe pas një viti ata që i patën blerë me lekët e djersën e shqiptarëve u “kujtuan” që palmat duan klimë më të butë. S’ka problem, i heqim palmat dhe bëjmë një tender tjetër! E kush e mban përgjegjësinë për këtë?
Krimi kundrejt shqiptareve shihet në dritën e diellit tek luksi i shfrenuar ku janë zhytur politikanët dhe soj sorollopi i tyre, tek korrupsioni që e ka mbytur sistemin e drejtësisë deri në atë pikë saqë Komisioni i Lartë i Shtetit po mbetet pa anëtarë sepse janë pothuajse të gjithë të përlyer. Ky krim shihet tek varfëria që është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, tek mungesa totale e sigurisë për të ardhmen, tek dështimi i sistemit arsimor, i sistemit mjekësor, i bastardimit të gjuhës shqipe, i skandaleve me tekstet e librave shkollorë ku shiten për vlera të mëdha tekste vulgare që të vjen zor t’i lexosh…. Lista është e gjatë por po ndaloj këtu. Jam shumë e dëshpëruar të vazhdoj më tej”. /A.D/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Publikuar më 02.07.2020
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë...

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda rrethimit të Teatrit Kombëtar, tashmë të shembur. Hyrja brenda rrethimit është e ndaluar, por policia nuk i ka penguar dhe thjesht ka filmuar gjithë veprimet e aktivistëve. Ata kanë mbjellë brenda rrethimit tre pemë ulliri, në shenjë simbolike. Aktivistët kanë shpjeguar se njëra pemë është […]

Lexo më shumë

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Publikuar më 02.07.2020
Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës se...

Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksuale, bashkon për herë të parë artistët pas kohës së gjatë të izolimit. Regjisorja e shfaqjes, Ema Andrea, tregon për “Shekulli”-n përse zgjodhi të sjell këtë vepër dhe si e shikon shoqërinë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës. Lorena Resulaj Dhuna seksuale dhe […]

Lexo më shumë

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Publikuar më 01.07.2020
Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavar...

Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht se ende nuk dihet se si do të zhvillohet pandemia deri në muajin dhjetor. Sipas një njoftimi, nëndrejtori i këtij festivali, Martin Leka, ka zhvilluar sot një takim për t’u konsultuar me krijuesit, muzikantët dhe tekstshkruesit që kanë lënë gjurmë në të. Sipas njoftimit pritet […]

Lexo më shumë

Biblioteka Kombëtare gjen rrugën e rihapjes online, nis projekti për digjitalizimin e veprave

Biblioteka Kombëtare gjen rrugën e rihapjes online, nis projekti për digjitalizimin e veprave

Publikuar më 01.07.2020
Pandemia ka detyruar Bibliotekën Kombëtare të Shqipëris...

Pandemia ka detyruar Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të ndërpresë shërbimet në ambientet fizike për të gjithë qytetarët në këtë 100-vjetor të themelimit të këtij institucioni. Megjithatë Biblioteka Kombëtare ka vendosur t’ju gjendet pranë lexueseve edhe në këto ditë, përmes rrugës digjitale. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së bashku me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, […]

Lexo më shumë

Nga letrat e Konicës tek ato të Remarkut, teatri i Durrësit nis projektin special me “komunikimin e harruar”

Nga letrat e Konicës tek ato të Remarkut, teatri i Durrësit nis projektin special me “komunikimin e harruar”

Publikuar më 30.06.2020
Teatri “Aleksandër Moisiu” sjellë nën interpretimin e...

Teatri “Aleksandër Moisiu” sjellë nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë letrat më të famshme në historinë botërore dhe shqiptare. Ideatorja dhe regjisorja e kësaj nisme, Driada Dervishi, tregon për “Shekulli”-n pse vendosi të sjellë këtë formë komunikimi të harruar në formën e një shfaqjeje dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen me teatrin […]

Lexo më shumë

Arben Derhemi i revoltuar: Tirana i ka pritur të gjithë, por nuk po respektohet nga tallavaja qytetare

Arben Derhemi i revoltuar: Tirana i ka pritur të gjithë, por nuk po respektohet nga tallavaja qytetare

Publikuar më 29.06.2020
Arben Derhemi ka vendosur të organizojë një natë artisti...

Arben Derhemi ka vendosur të organizojë një natë artistike kushtuar Tiranës, traditave dhe zakoneve të kryeqytetit. Aktori i njohur, si një tiranas i vjetër, tregoi në “Ora e Tiranës” se me sa zell po pret ta organizojë këtë mbrëmje që pritet të mbledhë dhe emrat më të njohur të folklorit të këtij qyteti. Por ndër […]

Lexo më shumë

Sukses i jashtëzakonshëm, pas nominimit për “Oscar” filmi shqiptar shfaqet në kinematë e Francës

Sukses i jashtëzakonshëm, pas nominimit për “Oscar” filmi shqiptar shfaqet në kinematë e Francës

Publikuar më 26.06.2020
Filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit...

Filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të të ndjerit, Artan Minarolli, pritet të transmetohet së shpejti në kinematë e Francës. Nga 22 korriku ky film do të shfaqet në kinematë franceze nën titullin “Le dernier prisonnier”. “Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, ‘Delegacioni’ është një film […]

Lexo më shumë

Shkrimtari Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes

Shkrimtari Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes

Publikuar më 25.06.2020
Shkrimtari Rexhep Qosja feston sot 84 vjetorin e lindjes. Qo...

Shkrimtari Rexhep Qosja feston sot 84 vjetorin e lindjes. Qosja ka lindur më 25 qershor të vitit 1936. Qosja ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në lëmin e studimeve letrare dhe është i njohur për sintezat e mëdha shkencore në fushën e historisë së letërsisë e të mendimit teoriko-letrar, me një sërë botimesh ku […]

Lexo më shumë