×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkrimtari Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes

Shkrimtari Rexhep Qosja feston sot 84 vjetorin e lindjes. Qosja ka lindur më 25 qershor të vitit 1936.

Qosja ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në lëmin e studimeve letrare dhe është i njohur për sintezat e mëdha shkencore në fushën e historisë së letërsisë e të mendimit teoriko-letrar, me një sërë botimesh ku trajton autorë, vepra dhe periudha historiko-letrare dhe ku për herë të parë bën sintezën e madhe të historisë së popullit shqiptar, të letërsisë dhe të kulturës së tij pa ndarje kufijsh politikë, kulturorë dhe historikë, duke i parë ata si një të tërë me zhvillimet historike të Evropës dhe si një etni socio-kulturore, politike e gjuhësore në zhvillimin e qytetërimit të tyre.

Është autor i mbi 40 veprave, mjaft prej të cilave janë përkthyer në gjuhë të tjera dhe janë nderuar me çmime të ndryshme. Ka lëvruar prozën, tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat e tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Bardha”, “Çështja shqiptare – historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar” janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Dramat e tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe në Europë. Shkrimet e tij publicistike kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve të botuara në shtypin kroat e slloven, shënuan fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë.

Rexhep Qosja kreu studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe u specializua në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit.

Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoraturës me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”. Më 1972, u zgjodh bashkëpunëtor i lartë e pastaj këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni.

Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës që prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në vitin 1998 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” i Republikës së Shqipërisë.
Është shpallur “Qytetar Nderi” i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.
Në vitin 2012 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e plotë të veprave të tij në 29 vëllime.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Publikuar më 11.07.2020
Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e...

Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e katedrales së “Notre Dame” që u përfshi nga flakët vitin e shkuar. Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbështeti një dizajn modern për restaurimin e katedrales 850-vjeçare, por së fundmi ai ka bërë një kthesë dhe ka vendosur që spiralja e Notre Dame të restaurohet […]

Lexo më shumë

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Publikuar më 10.07.2020
Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot...

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre. Lorena Resulaj Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më […]

Lexo më shumë

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

Publikuar më 09.07.2020
Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fit...

Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fituam jetën”. Artisti tregon pse nuk u ndal së krijuari as në momentet më të vështira të jetës dhe flet për konceptin e ekspozitës së ardhshme që do të godasë fenomenet më shqetësuese të shoqërisë, si prostitucioni apo varësia nga teknologjia. Lorena Resulaj Pandemia i izoloi të […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet mjeshtri i madh i muzikës

Arti shqiptar në zi/ Shuhet mjeshtri i madh i muzikës

Publikuar më 08.07.2020
Artit shqiptar mesa duket po i ikin një e nga një të gjithë ...

Artit shqiptar mesa duket po i ikin një e nga një të gjithë mjeshtrit e mëdhenj të tij. Një tjetër humbje për artin ditën e sotme erdhi me ndarjen nga jeta në moshën 84-vjeçare  të Mjeshtrit të madh të violinçelit, Gjovalin Lazrit. Mjeshtri Lazri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Vetëm një muaj […]

Lexo më shumë

Regjisorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, triumfon me çmimin e madh

Regjisorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, triumfon me çmimin e madh

Publikuar më 07.07.2020
Nga Entela Binjaku Ajo kishte vite që ëndërronte këtë çmim. ...

Nga Entela Binjaku Ajo kishte vite që ëndërronte këtë çmim. Vlerësimin e cilëson si një çelës në duart e saj për të hapur më shumë dyer. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Gopo” në fushën e filmit në Rumani, një ndër fitueset ishte Enxhi Rista. Falë një burse të fituar, Enxhi udhëtoi nga Fieri drejt […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Tekstet banale të këngëve/ Elton Deda i revoltuar: Shqiptarët po kthehen në analfabetë funksionalë

Tekstet banale të këngëve/ Elton Deda i revoltuar: Shqiptarët po kthehen në analfabetë funksionalë

Publikuar më 06.07.2020
Pas publikimit të këngës “Madona” të reperit Mozzik në rrjet...

Pas publikimit të këngës “Madona” të reperit Mozzik në rrjet ka nisur një debat i madh për tekstet banale të këngëve që duket se janë shtuar akoma më shumë kohët e fundit. Për këtë gjë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, në të cilin ishin të ftuar për të folur Zhani Ciko, […]

Lexo më shumë

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Publikuar më 06.07.2020
Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa e...

Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa ekspedita arkeologësh, kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë. Lajmin për daljen në dritë të varrezave tumulare të shekullit XV-XII para erës së re e ka bërë me dije gazetari Aleksandër Çipa. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Çipa theksoi se […]

Lexo më shumë