Shkrimi bombë i medias greke: Lidhjet e politikës shqiptare me drogën

Publikuar më 19. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Media greke “Zougla.gr” ka shkruar një artikull, titulli i të cilës është: “Lidhjet e politikës shqiptare me trafikantët e drogës”. Shkrimi mban nënshkrimin e gazetarit Kristos Mazanis. Në të nënvizohet se ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri një njeri i fuqishëm në qeverisje, ka dalë se është i përfshirë në trafik ndërkombëtar ta marijuanës dhe në rrjetin e kontrabandës së armëve. Portali helen “Zougla” ka shkruar se hetimet kanë dalë në përfundimin se droga ka shkuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë përmes kufijve grekë, me një prej makinave të ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri. Proceset gjyqësore kanë treguar se karteli i drogës kishte arritur të manipulojë oficerët duke i korruptuar ato në kufi, ndërsa lidhjet të çojnë te politikani i fuqishëm dhe me influencë Tahiri.

Politikan me një të kaluar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte larguar tre muaj më parë Saimir Tahirin, pasi ky i fundit kishte mbajtur postin kryesor në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë. Mediat në Shqipëri kanë shkruar vazhdimisht që nga viti 2015 se Saimir Tahiri mbron një rrjet të madh të trafikut të drogës nga Shqipëria për në Itali. Kjo gjë ka bërë që të ketë ankesa nga ana e kreut të policisë kufitare të Vlorës Dritan Zagani, i cili ka thënë publikisht se ministri ka lidhje me një grup kriminal i cili shpërndan marijuanë, me tonë të tilla nëpër Ballkan.

Tërmet politik në Shqipëri

Në Shqipëri lajmet për fshehjen e trafikantit të drogës Moisi Habilaj shkaktuan një tërmet politik. Shtetasi shqiptar 39 vjeç është një baron droge, që e ka transportuar marijuanën ndërkombëtarisht që u arrestua nga autoritetet italiane më në fund, gjatë së hënës, e se u deklarua se ishte kushëri i Saimir Tahirit. Trafikantët e kanë kaluar kufirin shqiptaro – grek me anë të një makine të ministrisë shqiptare. Pas shpalljes së policisë për të denoncuar ministrin, i cili u detyrua që të largohet për në Zvicër, sepse ai ishte i mbikëqyrur se jepte informacion për autoritetet italiane, kushërinjtë e politikanit filluan të sjellin drogë, madje edhe duke përdorur makinën private të ministrisë. Makina është një AUDI A 8, i cili shpesh ka kaluar kufirin grek dhe më gjerë. Edhe pse ministri argumentoi se autoritetet gjyqësore e kishin shitur makinën në vitin 2013, provat që kanë mbërritur në dorën e autoriteteve italiane janë ndryshe dhe se gjithçka është e regjistruar më së qarti, ku flitet edhe për emra konkretë.

Droga gjithashtu kaloi nga Greqia

Kushëriri i ministrit shqiptar, pra Moisi Golemi është vënë në pranga në Siçili për trafik të drogës. Ai kishte fuqi dhe ishte pjesë e një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës, që e blente me shuma marramendëse dhe më tej e shpërndante, ku një pikë destinacioni ishte edhe Greqia. Në Shqipëri, i afërmi i ministrit ishte thjesht person nën dyshim. Ai kurrë nuk është hetuar dhe kurrë gjithashtu nuk është arrestuar. Megjithatë, sipas kërkimit të autoriteteve italiane, ka fotografi të të njëjtit person, që shfaqet së bashku me kreun e policisë kufitare në Cheimar. Një punë e bërë kjo, sigurisht padyshim në kurriz të policisë shqiptare, një operacion që përfshiu Shqipërinë, Greqinë, Siçilinë. Autoritetet italiane kanë në dorën e tyre që çojnë në emra dhe në mbiemra. Kushëriri tjetër i ministrit Florian Habilaj gjithashtu është i përfshirë në këtë rrjet. Kjo konsiderohet gjë e rrezikshme dhe e patolerueshme nga ana e autoriteteve italiane. Për kushërinjtë e ministrit shqiptar, Shqipëria është një parajsë, ku ata mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë të patrazuar nën mbrojtjen e parimeve dhe të informacionit të brendshëm.

Zyrtarët e korruptuar të policisë mbrojnë kontrabandistët

Në një nga përgjimet e policisë italiane, në Katania është marrë informacion me rëndësi sesi vepronte grupi kriminal. Takimi i trafikantëve është regjistruar dhe se policia shqiptare është e korruptuar e përfshirë në trafikun e drogës.

Para të bëra duke shitur drogë

Pas muajsh të monitorimit dhe të vëzhgimit nga autoritetet italiane, ishin në gjendje të kryejnë hetime dhe se ndër të tjera aty është përmendur edhe emri i ish-ministrit. Kushëriri ka folur për shumat e parave që duhet t’i kthejë kushëririt që ka në politikë. Në mënyrë të veçantë flitet se disa mijëra euro do të shkojnë për nënën e ministrit dhe shuma të mëdha që do të shkojnë për vetë politikanët. Politika, më saktë qeverisja në Tiranë është përfshirë edhe në makinën e famshme që përdorte rrjeti i trafikantëve. Kushëriri i ministrit dhe një person tjetër kanë dërguar drogë deri në Siçili të Italisë. Makina është një AUDI dhe është nën pronësi të ministrisë. Hulumtimet kanë qenë të gjata dhe të sakta nga policia dhe autoritetet italiane, që kanë arritur në përfundimin e përfshirjes të ministrit në afera të pazareve të drogës. Për shqiptarët, ish-ministri ishte njeri me dylbi, pasi përflitet edhe si person i përfshirë në trafik të kallashnikovëve.

Përkthyer nga redaksia e Shekulli Online

http://www.zougla.gr/kosmos/article/narkempori-me-politiki-kalipsi