×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Green Coast” konfirmohet këtë vit si destinacioni më “In” në Shqipëri

Viti 2020 nuk mundi dot të na ndajë prej pushimeve në bregdet. Vizitorët dhe admiruesit e rivierës shqiptare, gjetën këtë vit një destinacion të ri mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, Plazhin e Çezarit (Caesar’s Beach),në bregdetin e Palasës. Stili i rafinuar i kompleksit “Green Coast” zgjon tek secili prej nesh vlerësimin për natyrën, dhe sqimën për dizajnin. Mjafton një vizitë në Green Coast Resort & Residences për të kuptuar se Shqipëria ka shtuar një perlë në destinacionet e Mesdheut. Të gjithëve na ka ndodhur, në biseda me vizitorë të huajtëshprehemi krenarë për bregdetin shqiptar, e sidomos për të mrekullueshmin Jon. Sot kemi mundësinë, të jemi ballëlartë për t’i orientuar në një destinacion ndërkombëtar, me standard elitar, të quajtur “Green Coast Resort & Residences”.

Reputacioni duket se është reklama më e mirë, ndaj këtë vit prurjet e pushuesve, shqiptarë dhe të huaj, ishin të konsiderueshme. Këtë sezon Green Coast u vizitua nga mbi 62 000 vizitorë,ku disa ishin pronarët dhe banorët e rinj të vilave, disa miq e të ftuar, disa vizitorë të rafinuar të destinacioneve mesdhetare, e shumë të tjerë vizitorë ditorëqë preferuan Plazhin e Çezarit dhe shërbimet elitare aty. Për të dytin vit, banorët, pushuesit dhe vizitorët në Green Coast, morën dhe shijuan më shumë shërbime, ambiente argëtuese, restorante, bare, beach-bare si dhe shumë mundësi për të kaluar vërtet pushime mbresëlënëse. Njësitë e shumëllojshme të shërbimit si dhe ambientet çlodhëse shtrihen përgjatë gjithë shëtitores, aty ku të gjithë shijojnë panoramën e rrallë të natyrës dhe ecejaket e shoqëruara me tingujt e dallgëve.

Ecja në shëtitore ka disa stacione si supermarketi për çdo nevojë konsumi, ATM, restorantet, por edhe këndi i lojrave për fëmijë, amfiteatri i shfaqjeve dhe eventeve, dhe monedha e famshme e Jul Çezarit që shumë shpejt u kthye në një ‘Check-In’ për fotot dhe selfiet që të gjithë postojmë në rrjetet sociale. Monedha është një skulpturë e lartë 4 metra, me ikonën e Perandorit Romak dhe me mbishkrimin në latinisht: “Pasi gjeti një rrugë të qetë, midis shkëmbinjve dhe rreziqeve, i zbarkoi të gjithë ushtarët larg porteve kryesore, në një breg të quajtur Palasë”. Duke nxjerrë kështu në pah, edhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë. Shtegu i ndjekur nga Çezari, gati dy mijëvjet më parë, është ende i gjallë dhe vizitohet si një pelegrinazh për të gjithë ata me shpirt eksplorues që duan ta shkelin hap pas hapi territorin.

Sigurisht, në Green Coast, kur mendon për argëtim dhe adrenalinë, mendon për SkySports ku përfiton eksperiencën mëtë veçantëtë sporteve të ujit dhe ajrit.Ndërkohë, për ata që kërkojnë relaks dhe finesë, “Nazar” është Bar-Restoranti i delikatesës dhe freskisë. Ushqimet me shijet e spikatura dhe të servirura si piktura shumëngjyrëshe në pjatë, thuajse asnjëherë nuk i shpëtojnë fotografive për t’i shpërndarë me miqtë.

Tek na njeh me zhvillimet më të fundit këtu, Çeljeta Apostol, administratore e Green Coast Resort & Residences thekson: “Green Coast ka kompletuar dhe fazën e dytë të dorëzimit të vilave dhe tashmë kemi plot 550 banorë që shijojnë jetesën e një standardi elitar. Ky projekt, ka marrë vëmendje të madhe nga blerës dhe investitorë ndërkombëtarë dhefalë programeve të shumëllojshme të pronësisë, të gjithë e kanë kuptuar se Green Coast, është një investim i zgjuar.”

Në Green Coast, e gjen veten cilido. Dikush kërkon një shtëpi stili, dikush një shtëpi pushimi e dikush synon investim fitimprurës. Mundësitë për të blerë një pronë, nisin nga supervilat elitare,e deri tek ato familjare dhe më ekonomike, plotësisht funksionale për familjen. Për ata që duan të investojnë më pak, pronësia e një vile mund të ndahet me të drejta përdorimi me dikë tjetër sipas vlerës individuale të investimit, përmes platformës time-share ose të pronësisë së pushimeve – vacation ownership. Për të tjerë që kanë shpirtin e sipërmarrjes dhe duan vetëm të kenë një investim të pastër që i kthen të ardhura, Green Coast, mundëson menaxhimin e pronës gjatë gjithë vitit. Pavarësisht shumëllojshmërive të mundësive, dhe tiplologjive të larmishme, çdo vilë ka njëkohësisht pamje nga plazhi i Çezarit përballë dhe malet Akrokeraune në shpinë.

Me ardhjen e vjeshtës, dhe kthimin në mjedisin rutinor urban, për shumë prej nesh kujtimet dhe momentet e bukura të kësaj vere të veçantë lidhen me Palasën, aty ku natyra dhe dora e njeriut janë kombinuar në mënyrë perfekte. Green Coast është konfirmuar tashmë si destinacioni absolut i atyre që kërkojnë të gjejnë në të njejtin vend, relaksin, argëtimin, natyrën, dhe mbi të gjitha një investim të zgjuar.

*Shkrim promocional

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë një dizajner

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë një dizajner

Publikuar më 27.02.2021
Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushë...

Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushën e komunikimeve elektronike dhe ofron lidhje të shërbimit të internetit, telefonisë së palevizsshme dhe shërbimeve audiovizive nëpërmjet internetit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Dizajner. Detyrat Kryen prodhimin e reklamave, koopertinave të librave, modeleve grafike, imazheve, logove, broshurave, posterave dhe materialeve të […]

Lexo më shumë

Njoftimi për punë/ “Abissnet” kërkon specialistë për marketingun dixhital

Njoftimi për punë/ “Abissnet” kërkon specialistë për marketingun dixhital

Publikuar më 25.02.2021
Shoqëria “ABISSNET”sh.a. ofron shërbime në fushë...

Shoqëria “ABISSNET”sh.a. ofron shërbime në fushën e komunikimeve elektronike, në lidhje me ofrimin e shërbimit të internetit, telefonisë së palëvizshme dhe shërbimeve audiovizive nëpërmjet internetit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialistë për Marketingun Dixhital. Detyrat – Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të […]

Lexo më shumë

Si po kontribuon Jumbo Albania për fëmijët e programit “Tungjatjeta…jetë”

Si po kontribuon Jumbo Albania për fëmijët e programit “Tungjatjeta…jetë”

Publikuar më 24.02.2021
Jumbo Albania, në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse...

Jumbo Albania, në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse World Vision, përgjatë vitit 2020 kanë ndihmuar 123 fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe kanë ofruar 151 seanca terapie të specializuara. Kjo është realizuar nëpërmjet 17 kutive të dhurimit të vendosura në dyqanet e JUMBO në qendrat tregtare TEG dhe QTU. Në këto dyqane, pranë çdo kase […]

Lexo më shumë

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë specialist marketingu

Njoftim për punë/ “Abissnet” kërkon të punësojë specialist marketingu

Publikuar më 22.02.2021
Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushë...

Shoqëria “ABISSNET” sh.a. është shoqëri në fushën e komunikimeve elektronike dhe ofron lidhje të shërbimit të internetit, telefonisë së palevizsshme dhe shërbimeve audiovizive nëpërmjet internetit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: Specialist/e Marketingu Detyrat Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë. Paraqet propozime mbi rinovimin […]

Lexo më shumë

Nisma, “Tirana Bank” gjelbëron tarracat e kryeqytetit

Nisma, “Tirana Bank” gjelbëron tarracat e kryeqytetit

Publikuar më 12.02.2021
“Tirana Bank” ndër vite ka ndërmarrë fushata konkrete me qël...

“Tirana Bank” ndër vite ka ndërmarrë fushata konkrete me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe të cilësisë së jetës së komunitetit si: fushatat për një mjedis të pastër dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimaterike, ndërtimin e këndeve të reja të lojërave etj., duke theksuar rëndësinë e zbatimit të politikave të […]

Lexo më shumë

Njoftim për punë/ “F.K. Apolonia” kërkon trajnerë për U21 dhe ekipet e moshave si dhe specialist marketingu

Njoftim për punë/ “F.K. Apolonia” kërkon trajnerë për U21 dhe ekipet e moshave si dhe specialist marketingu

Publikuar më 25.01.2021
“F.K. Apolonia” ofron pozicione pune për:   Trajner U21...

“F.K. Apolonia” ofron pozicione pune për:   Trajner U21 –          Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane –          Të ketë luajtur futboll në nivele të larta –          Të zotërojë licencë trajnimi A ose PROF Trajner për ekipet e moshave –          Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane –          Të zotërojë licencë trajnimi A ose B   Kontakt nr: […]

Lexo më shumë

SHKRIM PROMOCIONAL/Fermerë aplikoni deri më 25 shkurt për të marrë naftën që deri dje e paguanit me taksa, tashmë falas

SHKRIM PROMOCIONAL/Fermerë aplikoni deri më 25 shkurt për të marrë naftën që deri dje e paguanit me taksa, tashmë falas

Publikuar më 22.01.2021
  Nëse je një fermer, person fizik apo juridik i pajisu...

  Nëse je një fermer, person fizik apo juridik i pajisur me NIPT fermeri aktiv dhe me pronësi toke mbi 0.4 HA, tashmë ke mundësi të bëhesh pjesë e skemës së mbështetjes me naftë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke aplikuar në e-Albania deri më 25 shkurt. Çdo vit, me mijëra fermerë varen […]

Lexo më shumë

Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

Me Jumbo, ka gjithmonë një arsye për të festuar!

Publikuar më 04.12.2020
Festat e fundvitit po afrojnë dhe dekorimi i shtëpisë apo pë...

Festat e fundvitit po afrojnë dhe dekorimi i shtëpisë apo përgatitja e dhuratave është një mikëpritje e denjë që i bëhet fillimit të një Viti të Ri, të shpresave dhe objektivave të reja dhe një shenjë e shprehjes së dashurisë për njerëzit tanë më të rëndësishëm. JUMBO plotëson nevojat dhe dëshirat tuaja, përmes gamës së […]

Lexo më shumë