Shkrihen së qeshuri në emision/ Ermal Mamaqi-Pëllumb Piperos: Je ëndrra e çdo fisi

Ermal Mamaqi publikoi dy ditë më parë një video si dedikim për mjekun e njohur infeksionit Pëllumb Pipero, ku me nota humori e falenderonte për punën e tij gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalon vendi yt. Mjeku infeksionist u njoh mbrëmjen e djeshme me këngën, të cilën e priti mjaft mirë, në emisionin “Open”.

Pipero u shpreh se në fakt ato fjalë i meritojnë të gjithë punonjësit e spitalit Infektiv, që në këto ditë të vështira po punojnë fort për të arritur më të mirën. “Ore unë të kam bërë drejtor banke në Tropojë, ça ke që më bie në qafë mua. Më është qepur me bukë në trastë Ermali. Kushedi sa vite kam pa e takuar, flasim kryesisht me mesazhe, kemi komunikuar vazhdimisht, ma solle ti në studio, sikur e kam tani këtu në tavolinë. Të gjitha meritat i shkojnë ekipit të sëmundjes infektive, është një ekip brilant mjekësh dhe infermirësh të talentuar. Njëri do t’i përfaqësoj ata këtu”, tha Pipero.

Ermal Mamaqi u shpreh se me mjekun janë miq prej disa vitesh dhe se ashtu siç e kanë komedianët që fiksohen pas dikujt, vendosi që t’i bënte një këngë dhe atij. “Me profesorin kemi njohje, jemi miq dhe shpesh këto kohë, ngeca një ditë dhe bëra një postim dhe shkrova, Pëllumb Pipero ëndrra e çdo fisi. Më pas kështu e bëjmë ne komedianët, kapim diçka dhe fillojmë”, tha Mamaqi. Më pas ai shtoi me shaka se do mendoj t’i bëj dhe një film në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet