×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkresa, vijnë spiunët në administratë dhe privat

Neritan Gjergo

Në Shqipëri do të punësohen me mijëra “spiunë”. Nuk bëhet fjalë për atë kategori individësh që etiketoheshin apo vazhdojnë të konsiderohen të tillë në zhargonin policor, por për persona që duhet të plotësojnë 8 kritere cilësore. Ata do të merren detyrimisht nga bizneset që kanë mbi 100 punonjës, dhe emrat e tyre duhet të shkojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave brenda datës 15 korrik. Në fakt, ky nuk mund të konsiderohet si një presion që u bëhet kompanive, pasi ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” është miratuar një vit më parë, por drejtori i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj u ka kujtuar me anë të një shkrese këtyre bizneseve që të përmbushin detyrimin.  Në shkresën e firmosur nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj thuhet se në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë, atëherë biznesi ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe penale.

Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” do të funksionojë edhe në administratën publike. Rastet që do të sinjalizohen do të lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik, por edhe atij privat, do të paguhen nga këta të fundit dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj. Ndërkohë, punonjësit e kompanive do të duhet të jenë më të angazhuar dhe vigjilentë, për faktin se qëllimi i “spiunëve” sinjalizues është  të parandalojnë dhe godasin korrupsionin në sektorin publik e privat. Po ashtu në objektin e punës së tyre është edhe mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.

Shkresa

Në kërkesën e firmosur nga Ganaj thuhet se: “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ju bën me dije se në datë 1.07.2017 fillojnë të zbatohen efektet juridike të detyrimeve të përcaktuara në nr60/2016 datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për subjektet private. Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme.

Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr 60/2016, Udhëzimit nr.1 datë 23.09.2016 “Për miratimin, përcaktimin e strukturës, kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private” pranë çdo subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPK sipas ligjit. Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale. Në faqen zyrtare të internetit të ILDKPKI-së, gjeni publikuar ligjin nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” si dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij.

 

Punonjësi i njësisë përgjegjëse (sinjalizuesi)duhet të përmbushë këto kritere:

  1. a) të ketë mbaruar arsimin e lartë, i preferueshëm në shkencat juridike, shkencat sociale ose shkencat ekonomike, diplomë e nivelit të dytë;
  2. b) të ketë vjetërsi në profesion/punë jo më pak se tre vjet;
  3. c) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale;

ç) të ketë njohuri mbi ligjin e sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave;

  1. d) të gëzojë integritet të lartë profesional;
  2. dh) të ketë aftësi profesionale për të vlerësuar administrativisht praktikën e sinjalizuar;
  3. e) të ketë aftësi organizative si dhe të angazhohet seriozisht në marrjen e masave për ndjekjen administrative të fakteve të sinjalizuara;

ë) të mos ketë marrë masa disiplinore në tre vitet e fundit;

Ligji

Si do të vërtetohet puna e “spiunëve”

“Çdo person, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit, gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës pranë organizatës, ka të drejtë të sinjalizojë këtë fakt te njësia përgjegjëse brenda organizatës ose ILDKPKI-së, sipas rastit”. Është ky formulimi i nenit 5 të ligjit, ndërsa sinjalizuesit i ofrohet mbrojtja për sinjalizimin e kryer në kushtet e mirëbesimit, të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, sipas kritereve të parashikuara në këtë ligj.

Mirëbesimi

Sinjalizuesi konsiderohet se ka vepruar në mirëbesim, nëse ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se është duke sinjalizuar një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, si dhe: a) nuk e dinte ose nuk kishte mundësi objektive për të ditur se informacioni i sinjalizuar nuk ishte i vërtetë ose i saktë edhe nëse më vonë rezulton se ka gabuar në lidhje me vërtetësinë ose saktësinë e tij, ose vërtetohet nga organet kompetente se nuk është kryer një vepër penale e korrupsionit; b) sinjalizimi nuk kryhet në mënyrë abuzive, shpifëse ose sinjalizuesi nuk mashtron mbi informacionin e sinjalizuar. Sinjalizuesi prezumohet të jetë në mirëbesim, derisa nuk provohet e kundërta nga njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja, sipas rastit.

Si “denoncohet” punonjësi

Sipas nenit 8 të ligjit, “sinjalizimi do të bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht para ILDKPKI-së ose njësisë përgjegjëse dhe dokumentohet me shkrim prej tyre. Sinjalizimi përmban të paktën: a) të dhënat e identitetit të sinjalizuesit; b) të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit; c) përshkrimin e fakteve e të rrethanave të njohura nga sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur; ç) referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit; d) në rastin e sinjalizimit të jashtëm, shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, për përdorimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm. Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet. Në rast se sinjalizuesi njofton publikisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, gëzon të drejtën e mbrojtjes, sipas këtij ligji, deri në çastin kur sinjalizimi bëhet publik.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

Publikuar më 24.09.2017
Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan ...

Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan një takim për rreth dy orë në Tiranë, për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet që pritet në ndodhin në ligjin zgjedhor, ku arritën në disa konkluzione të përbashkëta. Në një njoftim të frontit të bashkuar të partive opozitare, u deklarua se reforma zgjedhore është e pakthyeshme, […]

Lexo më shumë

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Publikuar më 20.09.2017
Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën t...

Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën të trafikonin shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar u shpallën fajtor nga gjykata dhe u dënuan. Vendimi u dha dy ditë më parë ndërsa që në korrikun e këtij viti u lajmërua nga ana e gjykatës së do të përfundohej gjithë gjyqi deri me 18 shtator. E […]

Lexo më shumë

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Publikuar më 19.09.2017
Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, tho...

Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave […]

Lexo më shumë

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Publikuar më 17.09.2017
Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media...

Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media në lidhje me kullën e shembur në Malësinë e madhe, ka reaguar edhe nipi i Prek Calit, heroit antikomunist të Shkodrës, i cili në fjalën e tij thotë se Kulla ishte shembur tërësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti […]

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Publikuar më 17.09.2017
Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka dre...

Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë. “Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi […]

Lexo më shumë

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Publikuar më 17.09.2017
Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fo...

Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fortë e Prokurorisë së Tiranës, ndaj dy të rinjve Jurgen Muho dhe Eraldo Ka troshi, të cilët u kapën me tre mina me telekomandë. Ditën e djeshme, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari dolën para Gjykatës së Tiranës, ku iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjykata […]

Lexo më shumë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

Publikuar më 17.09.2017
Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshim...

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshimin e raketës së fundit nga ana e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje vendit komunist të ndalojë menjëherë. 15 vendet anëtarë mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, pas kërcënimit nga Peniani, që lëshoi raketën balistike e cila kaloi sërish mbi Japoni […]

Lexo më shumë

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

Publikuar më 17.09.2017
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modern...

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarake në takimin që Shtabet e Përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO po zhvillojnë në Tiranë, ka shkaktuar dhe përplasje mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e krerëve të krerëve të Shtabeve të Përgjithshme ku diskutohet mbi një seri […]

Lexo më shumë