×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Shkova në gradën e fundit për të më bërë tamponin”, 62-vjeçari tregon torturat në Spitalin Infektiv

Denoncimi/ Edmond Mara, është një nga pacientët e prekur me Covid-19. 62-vjeçari tregon për “Shekulli”-n peripecitë me të cilat u ndesh për të bërë tamponin edhe pse ishte në gjendje të rëndë. Situata në Spitalin Infektiv alarmante, mesazhi për shqiptarët

Enida Vërça

Edmond Mara është një nga pacientët e prekur me Covid-19, i cili prej ditësh qëndroi i shtruar në Spitalin Infektiv. 62-vjeçari tregon për “Shekulli”-n betejën me të cilën u përballë në këtë spital dhe si arriti të fitonte këtë betejë. Qytetari thotë se njerëzit e shtruar aty vuanin nga të gjitha format dhe gjendja ishte alarmante. “Kollë pa mbarim gjithandej, marrje fryme, dhimbje e ulërima, njerëz që nuk lëviznin e komunikonin dot. Një tmerr i vërtetë ose më mirë, një ferr i vërtetë”, tregon ai. Në fjalën e tij, Mara thotë se në spital është ndeshur me një personel të përkushtuar dhe të cilët vazhdojnë të sakrifikojnë veten për pacientët. “Punonin me përkushtim dhe në kushte të vështira, në kontakt me të sëmurë rëndë. Imagjinoni rroba plastike në këto temperatura. Kullonin nga djersët e nuk kishte mundësi të mbaje dorezat por si hiqnin dot”-, tregon ai.

Peripecitë

Një nga vështirësitë me të cilat është ndeshur pacienti ka qenë kryerja e tamponit. Edhe pse me shenja të dukshme të Covid-19, ka kaluar shumë peripeci për të bërë atë. “Si fillim bashkëshortja me iniciativën e saj filloi trajtimin me antibiotikë dhe kontaktonte për ditë urgjencën 127-tën por komunikimi ishte shumë i vakët. Ata sugjeronin trajtimin me qetësues. Ne kërkonim tamponin por përgjigja ishte se ka radhë etj etj. Një situatë jashtëzakonisht stresuese, mungesë përgjegjësie totale nga ana e Urgjencës dhe Institutit. Duhet të shkoja unë në gradën e fundit që të kishte ndërhyrje. Atëherë, ime shoqe u revoltua dhe i tha që e ka incizuar bisedën komplet e dikush do të mbajë përgjegjësi. Vetëm atëherë thanë mirë se do interesohemi për tamponin”,– thotë Mara.

Tamponi

Më pas tregon se në ditën e 7 iu bë tamponi, ku dergjej me nga temperatura dhe rezultoi se ishte i prekur. Pas këtij momenti u shtrua në spital. “Me ndërhyrjen e doktoreshës së familjes bëra edhe një grafi mushkërish dhe rezultoi i ngarkuar, kështu që shtuam dozën e antibiotikeve. Më në fund erdhi përgjigja e tamponit, ditën e nëntë dhe sigurisht isha pozitiv. Temperatura vazhdonte dhe insistuam të shtrohesha në spital. Aty ndryshoi çdo gjë dhe ia dola mban falë stafit mjekësor”,- rrëfen ai.

Familja

Qytetari thotë se familja e tij e ka përjetuar shumë keq këtë moment, teksa tregon se edhe bashkëshortja u infektua. Ashtu si në rastin e tij, për kryerjen e tamponit pati vonesa të gjata. “Megjithatë ajo u distancua vetë dhe u izolua por, imagjinoni pa asnjë mjek rreth e qark, trajtohej vetë edhe pse simptomat ishin më të lehta por tmerri është njësoj”.

Medikamentet

Në fjalën e tij, qytetari tregon edhe medikamentet me të cilat janë trajtuar gjatë periudhës kur ishte i shtruar në spital. “Në spital me pyetën gjerë e gjatë për medikamentet e përdorura e dhe rastisi që ime shoqe bashkë me mjeken e familjes kishin rastisur në shenje. Antibiotikët kanë si në shtëpi edhe në spital kanë qenë pjesë e kurës sime. Shpesh herë për zbritjen e temperaturës, është përdorur edhe paracetamol”,- tregon 62-vjeçari.

Infektimi

62-vjeçari tregon po ashtu mënyrën se si u infektua dhe si e kuptoi që ishte i prekur nga Covid-19. Qytetari tregon se infektimi ndodhi pas fazës së parë të izolimit. “Dalja në punë dhe neglizhenca ndaj qarkullimit të virusit, e bëri të mos i kushtonte vëmendjen e duhur. Një mëngjes, u zgjova me një gjendje të përgjithshme si i lodhur dhe me temperaturë. Provova me paracetamol dhe qetësues të tjerë por temperatura nuk binte. Marr në telefon urgjencën e më sugjeron që të kontaktoj mjekun e familjes. Ditët kalonin e temperatura me mundonte ditë e natë.  Filluan dhimbjet e trupit, pastaj neveria dhe nuk fusja dot gjë në gojë, debulesa e mos qëndrimi në këmbë”,– deklaron më tej.

Mesazhi

Tashmë, Edmondi është shëruar nga Covid-19 dhe analizat e kanë treguar këtë gjë. Ai nëprmjet “Shekulli”-t përcjell mesazhin se ky virus është i tmerrshëm dhe duhet të tregohet kujdes në çdo kohë. “Është i pamëshirshëm dhe kap këdo që bie në kontakt e nuk ndalet. Është sëmundje e tmerrshme, tejmase e mundimshme, me pasoja, shkatërron shëndetin, ekonominë e shumë e shumë të tjera. Kini kujdes dhe ruani veten!”, përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

Publikuar më 09.08.2020
Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet...

Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhanë lajme mjaft shpresëdhënëse ndaj virusit Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Publikuar më 07.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testi...

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e premte shënoi një rënie të numrit të viktimave, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm një 58-vjeçar nuk ka […]

Lexo më shumë

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

Publikuar më 07.08.2020
Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin so...

Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’’, ka denoncuar mbi keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Koni shprehet, se nuk bëhet gjurmimi dhe testimi për familjarët e rasteve pozitive. Më tej ai ka shtuar, se spitalet nuk kanë burime njerëzore dhe për këtë arsye nuk po hapen COVID3 dhe COVID4. […]

Lexo më shumë

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Publikuar më 07.08.2020
Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj...

Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj. Lajmin për këtë humbje e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllime të afërmeve dhe familjareve. Në postimin e tyre, miqtë shprehen të pikëlluar nga ky lajm teksa theksojnë se i ndjeri ishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u […]

Lexo më shumë

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Publikuar më 06.08.2020
127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është...

127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Mësohet se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e […]

Lexo më shumë

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Publikuar më 06.08.2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Parti...

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me përgjigjet e testiti Covid-19. ISHP thotë se të gjithë testet e kryera i përkasin standardeve më të larta të cilësisë dhe siguri të lartë. “Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Publikuar më 06.08.2020
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrje...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur tre mënyra se si mund të parandalohet përhapja e virusit. Sipas tij, vetëm nëse secili prej nesh ka një higjiene personale dhe kolektive, nëse ruhet distanca fizike dhe nëse mbahet maska në çdo ambient të mbyllur, mund të frenohet përhapja. Statusi i […]

Lexo më shumë

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Publikuar më 05.08.2020
Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin...

Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin e parë me Covid-19 pas shpërthimit të epidemisë në vendin tonë. Mësohey se një 67-vjeçar i cili është babai i sekretares së kryebashkiakut ka rezultuar me virus. Rasti i konfirmuar në Skrapar ka ngritur alarmin bashki, ndërkohë që sekretarja është vendosur në karantinë në […]

Lexo më shumë