×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkon në 364 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 364 numri total i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë që prej shpërthimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID-19 dy pacientë dhe se janë regjistruar 150 raste të reja.

Sipas MSHMS në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)

Testime totale 80539

Raste pozitive 12535

Raste të shëruara 6995

Raste Aktive 5176

Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2550

Durrës 564

Shkodër 376

Lezhë 300

Elbasan 299

Korçë 245

Fier 236

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 117

Dibër 76

Gjirokastër 76

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Publikuar më 28.10.2020
Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selisht...

Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selishtë raportohet të kenë humbur kontaktet me familjen e tyre. Policia e Dibrës bën me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë bllokuar në galer. Njoftimi  Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative […]

Lexo më shumë

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Publikuar më 28.10.2020
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, ...

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi. Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për […]

Lexo më shumë

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

Publikuar më 28.10.2020
Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik...

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar. Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të […]

Lexo më shumë

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

Publikuar më 28.10.2020
Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e d...

Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e dy burrave që iu bashkuan ISIS dhe vdekjen e vajzës 16-vjeçare. Ajo mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme me tre fëmijët e saj. Ajo thotë se jeta në Siri ishte mirë, me të gjitha rregullat që ka feja islame, ndërsa tregon se aty ka […]

Lexo më shumë

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

Publikuar më 28.10.2020
Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklar...

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po vijohet me skenarin e dytë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Brataj tha se deri më tani situata është e menaxhueshme, ndërsa theksoi se rritja e numrit të të prekurve ishte e pritshme […]

Lexo më shumë

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Publikuar më 28.10.2020
Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kisht...

Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar – gjatë vizitës së tij në Athinë – për përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një përfundimi mbi vrasjen e Katsifas. Proto Thema ka publikuar sot një shkrim lidhur me vrasjen e Katsifas me armë në dorë, duke shtuar se, […]

Lexo më shumë

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Publikuar më 28.10.2020
Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së ...

Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së botës, ato mbeten kryesisht të nënpërfaqësuara në domenin tradicionalisht të dominuar nga meshkujt të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, thekson indeksi i sapo publikuar nga Euractiv. Indeksi shqyrton përqindjen e grave në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ushtrisë, policisë, si dhe në diplomaci dhe industrinë […]

Lexo më shumë

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

Publikuar më 28.10.2020
Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë q...

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin. Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat […]

Lexo më shumë