Shkon në 3 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Itali

Virusi vdekjeprurës Covid-19, i ka marrë jetën një tjetër personi në Itali, duke e çuar në 3 numrin e të vdekurve në këtë shtet.

Mediat italiane shkruajnë se koronavirusi i mori jetën edhe një gruaja e cila ishte shtruar në spital e onkologjisë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa rastet e personave të prekur nga koronavirusi po rriten në Itali, një paciente vdiq në Crema, shkruan “La Repubblica”.

“Viktima ishte një grua që ishte shtruar në spitalin e onkologjisë dhe ndodhej me kompilikacione shëndetësore por edhe me koronavirus,” tha Këshilltari i Mirëqenies së Lombardit Giulio Gallera.

Kjo është vdekja e tretë në Itali e një personi të infektuar nga Covid-19. Numri i të sëmurëve nën vëzhgim është rritur në 150 persona në pesë rajone: në Lombardi ka 112 raste, në Veneto 24, në Piedmont 6, në Emilia Romagna 9 dhe në Lazio 1.

Janë 54 persona të shtruar në spital, 26 janë në kujdes intensiv dhe 22 në izolim në shtëpi.

Një lajm i mirë vjen nga spitali i Spallanzani në Romë. “Dyshja e shtetasve kinezë nga qyteti Wuhan, të dyshuar si mbartës të covid-19, vazhdojnë të jenë në spital në institutin tonë”, thonë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Burri është më mirë, nuk ka nevojë për terapi oksigjeni, ushqehet në mënyrë të pavarur dhe ka rifilluar ecjen autonome me mbështetje. Ai ka rezultuar negativ për testet në kërkim të covid-19. Gruaja, vigjilente dhe e orientuar – shton ai – është me frymëmarrje spontane, ajo është akoma e shtruar në spital në kujdesin intensiv, dhe nuk ka më nevojë për ndihmë ventiluese. Gruaja ende ka nevojë për monitorim për praninë e sëmundjeve para-ekzistuese. Ndërsa studentja e re italiane nga qyteti Wuhan është ende në spital dhe është në gjendje të shumë të mirë shëndetësore.”

Pier Luigi Lopalco, profesor i higjenës në Universitetin e Pizës, sqaron se “supozohet se koronavirusi i ri, i cili filloi të qarkullojë në Itali në fund të janarit, kur alarmi nuk ishte ende në maksimum dhe fluturimet nuk u bllokuan, subjekte të ndryshme mund të kenë kapur infeksionin pa e kuptuar atë. Pra, ajo që ne po shohim tani është tashmë gjenerata e tretë e rasteve”.

“Numri i rasteve në fakt, shpjegon eksperti, “do të dyfishohej për çdo 7 ditë dhe kjo do të shpjegonte numrin aktual të rasteve në Itali”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet