Shkodër/ Aksident i rëndë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident i rëndë në Shkodër, mjeti përplas fëmijën 10-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në unazën Perëndimore të qytetit.

Mjeti drejtohej nga një shtetas 37-vjeçar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë . Ndërsa 10-vjeçari me iniciale E.H është transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D.V.P. Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet