Shkencëtarët zbulojnë një specie të re njerëzore në Filipine (Foto)

Shkencëtarët kanë zbuluar një anëtar të ri në “pemën familjare” të njerëzimit në Filipine. BBC raporton se kjo specie është quajtur “Homo Luzonensis”, pasi u zbulua në ishullin Luzon, dhe fosilet e gjetura janë 50 mijë vjeçare.

Karakteristikat e saj fizike janë një përzierje të njerëzve të lashtë dhe atyre që jetojnë sot. Fosilet u përkasin dy personave të rritur dhe një të riu dhe ato përfshijnë eshtrat e gishtave dhe dhëmbëve.

“Dhëmbët janë me të vërtetë të vegjël. Masa e dhëmbëve në përgjithësi, ndonëse jo përherë, reflekton përmasën e trupit të gjitarit kështu që ne mendojmë se Homo Luzonensis ka qenë relativisht i vogël”, shprehet Philip Piper, një prej drejtuesve të ekipit që bëri zbulimin.

Kjo shpjegon se njeriu ishte prezent në Filipine në këtë periudhë, ndonëse shkencëtarët nuk janë në gjendje të sqarojnë se për cilin hominin bëhet fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet