×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkencëtarët shuajnë shpresat/ Një ilaç eksperimental për COVID rezultoi pa efekt

Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një fazë të përparuar të sëmundjes.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha në një deklaratë se do të ndërpresë provat klinike me ilaçin eksperimental bamlanivimab.

Ilaçi, i prodhuar nga firma amerikane Eli Lilly dhe firma bioteknike kanadeze AbCellera, është pjesë e një trajtimi me ato që quhen antitrupa monoklonale, të cilat veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.

Terapia me antitrupa ishte e ngjashme me atë që iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai rezultoi pozitiv për koronavirusin në fillim të këtij muaji.

Provat klinike u ndalën nga vëzhgues të pavarur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Studimi, i cili nisi në gusht, kishte për qëllim të përfshinte 10,000 pacientë të shtruar me COVID në Shtetet e Bashkuara.

Eli Lilly ka kërkuar tashmë autorizimin që ilaçi të përdoret për raste të lehta deri të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një tjetër prove klinike./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Publikuar më 25.11.2020
Mësoni si do të jetë moti sot....

Mësoni si do të jetë moti sot.

Lexo më shumë

Këto janë shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni

Këto janë shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni

Publikuar më 25.11.2020
Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietolog...

Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietologët japin çdo ditë mbipesha është ende një problem serioz. Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilës i referohet […]

Lexo më shumë

“Jeni larg dashurisë, shqyrtoni mundësitë e reja”/ Çfarë parashikojnë yjet për sot

“Jeni larg dashurisë, shqyrtoni mundësitë e reja”/ Çfarë parashikojnë yjet për sot

Publikuar më 25.11.2020
Dashi 21 Mars – 19 Prill Hëna është e favorshme: përfi...

Dashi 21 Mars – 19 Prill Hëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe që ju lejon të kapërceni disa pengesa! Demi 20 Prill – 20 Maj Mundohuni ta jetoni këtë ditë me një qetësi të madhe. Në punë, […]

Lexo më shumë

Ekspertët ngrenë shqetësimin: Njerëzit po përdoren si subjekte laboratorike në një eksperiment të shtrenjtë

Ekspertët ngrenë shqetësimin: Njerëzit po përdoren si subjekte laboratorike në një eksperiment të shtrenjtë

Publikuar më 24.11.2020
Testet e shpejta të antigjenit për të kontrolluar popullatat...

Testet e shpejta të antigjenit për të kontrolluar popullatat e mëdha po bëhen arma e fundit në luftën e Evropës kundër koronavirusit. Por jo aq shpejt, thonë ekspertët e shëndetit publik. Gjithnjë e më shumë shqetësohen se njerëzit po përdoren si subjekte laboratorike në një eksperiment jashtëzakonisht të shtrenjtë. Sllovakia së fundmi bëri një arritje […]

Lexo më shumë

Foto prekëse/ Vajza rri para dirtares ku është shtruar mamaja e saj e prekur nga COVID-19

Foto prekëse/ Vajza rri para dirtares ku është shtruar mamaja e saj e prekur nga COVID-19

Publikuar më 24.11.2020
Një vajzë italiane ka qëndruar me orë të tëra mbi kabinën e ...

Një vajzë italiane ka qëndruar me orë të tëra mbi kabinën e makinës në këmbë, për të parë nënën e saj në dritaren e spitalit. Theksojmë se disa muaj më parë ishin imazhet e Xhihad Al-Suwaiti, një djalë pak më shumë se 30 vjeç nga qyteti palestinez i Beit Aëëa në Bregun Perëndimor, i cili […]

Lexo më shumë

VOA: Vaksina e Oksfordit e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin

VOA: Vaksina e Oksfordit e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin

Publikuar më 24.11.2020
Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britani...

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira në provat e hershme klinike. Siç e shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, vaksina është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin. Analizat paraprake të provave me 20 mijë vullnetarë […]

Lexo më shumë

Fillon konkurrenca e vaksinave/ Rusia premton të japë vaksinën falas për qytetarët e saj dhe me 10 dollarë për dozë për të huajt

Fillon konkurrenca e vaksinave/ Rusia premton të japë vaksinën falas për qytetarët e saj dhe me 10 dollarë për dozë për të huajt

Publikuar më 24.11.2020
Vaksina Sputnik V e Rusisë është më shumë se 95 përqind efek...

Vaksina Sputnik V e Rusisë është më shumë se 95 përqind efektive dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët rusë, njoftoi qeveria të martën. Instituti i Kërkimeve Gamaleya i Moskës, i cili shërben në ministrinë ruse të shëndetësisë, tha në një njoftim se tregjet ndërkombëtare do të jenë në gjendje të blejnë serumin […]

Lexo më shumë

Bill Gates jep lajmin e mirë: Të gjitha vaksinat do të funksionojnë që nga muaji shkurt, do kemi ulje të vdekjeve

Bill Gates jep lajmin e mirë: Të gjitha vaksinat do të funksionojnë që nga muaji shkurt, do kemi ulje të vdekjeve

Publikuar më 23.11.2020
Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëthemelues...

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëthemeluesi i Fondacionit Bill & Melinda Gates, është optimist për zhvillimin e vaksinave të koronavirusit. Dy kandidatët e parë të vaksinave që mund të marrin autorizimin e FDA, një nga Pfizer dhe një nga Moderna, duket se janë 95 për qind efektivë kundër koronavirusit. Por Gates gjithashtu shpreson shumë […]

Lexo më shumë