Shkencëtarët japonezë zbulojnë vrimën e zezë, 100 mijë herë më të madhe se dielli

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Në një distancë 200 vite dritë në qendër të galaktikës së Rrugës së Qumështit zbulohet një vrimë e re e zezë.

Shkencëtarët japonezë njoftuan se vrima e zezë, e zbuluar është e rrethuar me gazra molekulare.

Thuhet se është 100 mijë herë më e madhe se dielli.

Imazhet e lëshuara të enjten dhe të kredituara në Teleskopin Hubble të Hapësirës dhe Observatorit me rreze X, u paraqitën në takimin e dimrit të Shoqatës Astronomike Amerikane në Harbour National, MD, jashtë Uashingtonit, D.C.

Hulumtuesit kanë njoftuar se vrima e zezë e masës mesatare, e zbuluar me teleskopin ALMA është më e madhja e zbuluar deri më tani në Galaktikën e Rrugës së Qumështit.