×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Silvana Begaj

Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam.

Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj jashtë kornizave. Në vendin e ëndrrave, ëndrrat vidhen. Prandaj duhet të mësojmë të mos flasim me zë të lartë. Ekziston një fletore e madhe që mban shënim gjithçka diku atje lart.

Fajtorët duhet patjetër të jenë të besueshëm.

Nuk mund të akuzosh fajtorin e vërtetë. Nuk e beson njëri. Duhet patjetër një i pafajshëm. Ai, i habitur që gjendet aty, do gaboj në çdo gjë. E ka kapur faji të papërgatitur. Është tamam në pozicionin e të qenit fajtor.

Çuditërisht nuk flet njeri për zgjidhje. As për gabime njerëzore, por klasifikohen si gabime djallëzore dhe kryqëzojmë të parin të dobët që gjejmë.

Shpesh të joshin. Janë marifete të të mëdhenjve. Të ofrojnë parajsën dhe ëndrra të përjetshme. Kush mund të thojë Jo?  Është e thjeshtë të biesh në atë kurth. Është deri diku normale, të jep të ashtuquajturën Famë. Ti, nga një njëri i panjohur padashje rrethohesh nga mijëra të tjerë.

Nga një ëndërrimtar je kthyer në të ëndërruar. Të gjithë të kanë zili dhe ti e di, e ndjen! Me një dorë ti mund të thërrmosh një gur. Kjo të jep forcë.

Njerëzit të marrin kohën dhe ti nuk mund as të mendosh. Mendon se ke miq të cilët deri diku të kanë zili, por kanë nevojë të jenë rrotull teje.

Nuk ke më frikë dhe bën gabime më lehtësisht. Zhytesh çdo ditë e më shumë në të tilla puse , sepse ti tashmë je ai qe nuk ishe më parë.

Në fakt fama të kapi padashje dhe ti as vetë nuk e di pse je aty. Çdo ditë e më shumë ndjen shkëlqimin tënd ndriçues dhe verbues deri kur shikon që fletorja e shënimeve nuk ka kursyer as ty.

Të zë tmerri. Urren veten dhe do jetën që kishe, por shumë vonë. As nuk kthehesh dot më ku ishe dhe as nuk rri dot ku je. Je vetëm! Miqtë të zhduken si me magji. Të urrejnë dhe të largojnë për të njëjtat arsye për të cilat të ishin afruar më parë.  Kjo është e mallkuara famë boshe.

Vret mendjen përsëri si u ule në atë karrige. Ku nisi gjithçka? Por asgjë nuk të vjen në mendje sepse e di që s’kishe asgjë të veçantë përveç se ëndërrove brenda kornizave.

Mendon se u tregove i zgjuar? Qesh se si me pak marifete arrite atje ku nuk duhej te ishe? Ndërkohë fletorja shkruan! Dhe kur të vi verdikti final do doje të kishe rënë sikur të mos ishe ngritur kurrë. Edhe sikur të mbijetosh “Turpi” do të përvëlojë fytyrën gjithë jetën. Turpi është më shkatërrues se dashuria apo vdekja.

Do rrish dhe do shikosh nga xhami i dritares se si akuzohen të tjerët të cilët akoma nuk e kanë mësuar që historia ka tendencën të përsëritet dhe ne të përsërisim gabimet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë

Kur televizioni publik fle

Kur televizioni publik fle

Publikuar më 27.07.2020
Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, ...

Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, televizioni publik “fle”, përton t’i bëjë oponencë konstruktive pushteteve të përkohshëm politikë, që vazhdimisht sillen në menyre destruktive dhe nuk përfaqësojnë interesat themelore të shtetit Juridik. Kater pushtetet kryesore të shoqërisë sonë (pushtetet e pavarur shtetërore legjislative, ekzekutive, gjyqësor dhe mediatik), prej kohësh ndihen të “droguar..” dhe […]

Lexo më shumë

Për zgjedhjet universitare

Për zgjedhjet universitare

Publikuar më 27.07.2020
Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Univer...

Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Universitetin e Tiranës si rishtar, idealist, zelltar dhe me një frymë inovative u ngërdhesha mes asaj si është dhe të paktën se si mendoja unë se si duhet të ishte. Rrugës nuk humba as të qenit rishtar, idealist, zelltar, apo frymën inovative, por mësova disa […]

Lexo më shumë