Shkëlqen Shqipëria e Panuçit, leksion Turqisë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Kuqezinjtë janë superiore ndaj vendasve gjatë gjithë lojës duke bërë të mos ndihej dalja me karton të kuq e Memushaj në minutën e 41

Shqipëria mposhti me rezultatin e thellë 2-3 Turqinë në miqësoren e zhvilluar në Antalia. Pavarësisht se kuqezinjtë mbetën disavantazh numerik pas daljes me karton të kuq të Memushaj në minutën e 41, nuk e ulën asnjëherë ritmin e lojës. Sadiku shënon dy herë në këtë takim duke u ngjitur në kuotën e 11 golave me kombëtaren dhe kalon Sokol Kushtën e Igli Taren me nga 10 gola secili. Goli tjetër erdhi nga Grezda për të cilin ky ishte goli i parë me kuqezinjtë. Në këtë takim debutuan edhe Astrit Ajdareviç dhe Kamer Qaka. Shqipëria rrezikon menjëherë që në minutën e tretë të takimit me anë të lojtarit të Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Shkëndija e parë nga vendasit vjen në minutën e 10 ku gjuajtja e Tosun pritet nga Berisha.

Shqipëria është më e rrezikshme në fazën sulmuese dhe shumë e mbledhur në mbrojtje. Zhbllokimi i sfidës vjen në minutën e 24 me Sadikun i cili godet saktë një top të pasur nga Roshi. Në minutën e 32 Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë. Pas 7 minutash Sadiku dyfishin rezultatin pas një goditje të saktë me kokë. Në minutën e 41 Memushaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Shqipërinë me 10 lojtarë.  Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Turqia gjen golin me anë të mesfushorit Under. Gëzimi i miqve zgjati shumë pak pasi në minutën e 55 Grezda shënon për her të tretë në portën e turqve.  Loja administrohet mirë nga kuqezinjtë edhe pse në infioritet numerik.

Turqia ngushton diferencën në minutën e 60 me anë të Akbaba që godet mjaft bukur duke mos i dhënë asnjë mundësi porterit Berisha. 2-9 për Shqipërinë pavarësisht se gjendemi me një lojtar më pak arrijmë të mbrojmë këtë rezultat deri në fundin e ndeshjes. Në minutat e fundit të ndeshjes debutoi edhe Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç. Pas ndeshjes trajneri i kuqezinjve, Christian Panuçi u shpreh i lumtur me lojën e skuadrës por u shpreh i zhgënjyer me Memushajn. “Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fruti i një punë dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësuese shkon përtej këtyre ndeshjeve. Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilësorë.

Nuk i lejoj asnjë futbollisti të kaloj në konfrontime të tilla, aq më tepër me arbitrin, ndaj u nxeha me Memushajn”, shprehet Panuçi. Autori i dy golave në këtë ndeshje, Armando Sadiku, u shpreh se kuptohet shumë mirë me mesfushorin me tipare sulmuese, Odise Roshi. “Mes nesh sulmi funksionon, kam miqësi të mirë edhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit. Ai mund ta driblojë gjithmonë mbrojtësin që e ndjek, dhe unë gjithmonë e shoh sepse e di që do më pasojë.

Kemi lojtarë driblues në kombëtare, si Roshi e Grezda, që ma bëjnë të lehtë të shënoj”, thekson bomberi elbasanas i cili është ngjitur në kuotën e 11 golave me kuqezinjtë.  Autori i golit të tretë, Eros Grezda u shpreh shumë i emocionuar që arriti të shënojë golin e parë për kombëtaren. “Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares”, përfundon Grezda.