Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë të drogës në Greqi, u kapën me pistoletë dhe mijëra euro

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

8 shqiptarë dhe 2 grekë kanë përfunduar në prangat e policisë së Athinës, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia helene ka shpallur gjithashtu në kërkim dy shqiptarë të tjerë. Të gjithë të arrestuarit janë të moshës 18-26 vjeç.

Autoritetet fqinje raportojnë se të rinjtë sillnin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe e hpërndanin në shkolla në zonat Zografo, Kaisarini, Pagrati dhe Virona.

Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro.

Mësohet se uniformat blu iu sekuestruan të rinjve 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.