Shkatërrohet banda e prostitucionit në Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Një bandë prostitucioni me 12 anëtarë, pjesë e së cilës ishin shtetas shqiptarë, rusë, gjeorgjian, rumunë dhe grekë, u shkatërrua nga policia greke.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe pronarin ku kryhej aktiviteti ilegal.

Autorët kishin një organizatë kriminale të strukturuar me qëllim shfrytëzimin seksual të femrave nëpërmjet shërbimeve online, raportojnë mediat greke.

Policia bën me dije se ata kishin një faqe në ueb ku paraqitnin fotot dhe videot e femrave të cilat më pas punonin si prostituta. Prostitutat ishin kryesisht shqiptare dhe rumune, dhe pasi përzgjidheshin nga klientët takoheshin me ta në hotel.

Të tjera

Abissnet