Shkatërrohet banda e kokainës me shqiptarë në Francë

Tre kilogramë heroinë janë sekuestruar në Francë, ndërsa në pranga kanë përfunduar gjashtë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Arrestimet e bandës janë bërë në Saint Etiene.

Banda e kishte bazën kryesore në Zvicër. Gjashtë shqiptarët që janë arrestuar e kryenin trafikun e lëndës narkotike, duke “shëtitur” nga Zvicra në drejtim të Francës dhe më tutje. Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet për personat e prangosur. Shqiptarët e kishin përqendruar trafikun e drogës në vende të tilla si Lyon, Grenoble, Saint-Étienne. “Kryeqendra” e trafikut të drogës prej tyre ishte pikërisht në Grenoble. Shqipëria konsiderohet si vendi nga ku ka transport të madh të lëndëve narkotike në Francë, menjëherë pas Marokut. Duke e pasur pozitën gjeografike në Ballkan dhe në kryqëzim të rrugëve mes Lindjes së Mesme e Europës, shteti shqiptar është edhe udhë për trafiqe nga më të ndryshmet. Në rastin konkret, emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë me dije.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet