Shkarkohet prokurori i dosjes së “21 janarit”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Adriatik Cama, njëherësh kandidat për KLP. Prokurori Cama ka zgjedhur të jetë vetëm në sallë dhe pa avokat. Trupa Gjykuese përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Pas vendimit, Adriatik Cama tha se do ta apelojë vendimin. “Do ta kërkoj të drejtën time në çdo shkallë që më takon. Sigurisht që do të mundohem për drejtësi”, tha ai. Gjatë leximit të raportit dje, relatorja e çështjes Pamela Qirko deklaroi se për këtë prokuror janë konstatuar probleme ne deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij. KLP tha se ka dyshime se prokurori ka qenë i përfshirë në një aferë korrupsioni në vitin 2005, vit kur drejtonte Prokurorinë e Lushnjës. Sipas relatores DSIK ka arritur ne konkluzionin se prokurori Camaj nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, për shkak se bie pre e presioneve që ushtrohen nga grupet kriminale. Cama ka kundërshtuar vendimin, duke thënë se e ka bërë detyrën e tij në vitin 1997, kohë kur shteti kishte rënë, por edhe në çështjen e “21 janarit” ka gjetur provë me rëndësi për hetimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet