Shkarkimi i Lopeteguit nga Spanja, flet Lëv: Ishte suprizë e madhe, patjetër që do të ketë pasoja

Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka qenë i befasuar nga shkarkimi prej detyrës i trajnerit spanjoll Julien Lopetuguit. Lëv tha se me këtë lëvizje, Spanja humbet shumë. “Ishte një surprizë e madhe pasi ka dalë nga hiçi. Nuk e di se çfarë ndodh në prapaskenat e Spanjës, por ishte vërtetë befasuese”, tha Lëv.

Ai shtoi se patjetër që vendimi do të ketë pasoja në ekipin e Spanjës. Për Lëv, ekipi spanjoll pikërisht nga ky vendim mund të hasë në vështirësi të panumërta. Mirëpo, trajneri gjerman nënvizoi se spanjollët sërish kanë kualitet si ekip dhe nuk mundet që të nënvlerësohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet