Shkaqet kryesore, ja cilat janë sëmundjet që ju marrin jetën shqiptarëve

Statistikat e viteve të fundit të kryera në Shqipëri kanë përcaktuar se cilat janë shkaqet kryesore që sjellin vdekjen te gratë dhe burrat në rang vendi.

Instituti i statistikave (INSTAT) në bashkëpunim ne “UN WOMEN” kanë kryere një studim dhe në bazë të të dhënave të publikuara rezulton se; 3 shkaqet kryesore të vdekjeve te gratë janë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (56,8 % e vdekjeve të grave), simptomat shenjat dhe sëmundje të papërcaktuara (18,9 % e vdekjeve të grave) dhe tumoret (13,1 % e vdekjeve të grave).

Ndërsa përsa u përket burrave, 3 shkaqet kryesore të vdekjeve të tyre janë po të njëjta. Në rastin e burrave tumoret janë më të shpeshta (19,4 % të vdekjeve të burrave) se ato nga simptomat, shenjat dhe sëmundjet e papërcaktuara (13,4 % e vdekjeve të burrave), ndërsa vdekjet si rezultat i sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë pak më shumë se gjysmën e vdekjeve të burrave (50,7 %).

Po sipas këtyre të dhënave rezulton se shkaqet kryesore që shkaktojnë marrje jete te gratë dhe burrat janë kryesisht;

-Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut

-Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë

-Tumore

-Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes

-Dëmtime traumatike dhe helmime

-Sëmundje endokrine të të ushqyerit

-Sëmundje të sistemit nervor qendror dhe të organeve të shqisave

-Sëmundje të organeve urogenitale

-Sëmundje të aparatit të tretjes

-Sëmundje mendore

Ndërsa përsa i përket shpërndarjes së vdekjeve sipas gjinive, rezulton se numri më i madh i grave në Shqipëri, krahasuar me burrat, vdesin për shkak sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut ose nga simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë. Ndryshe nga burrat të cilët (në krahasim me gratë) janë më të prekur nga tumoret, dëmtimet traumatike dhe helmimet, apo nga sëmundjet e aparatit tretës.

Duke qenë se shkaku kryesor që i prek më së shumti të dy kategoritë është sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Siç shihet edhe në tabelën e paraqitur më poshtë grup-moshat më të prekura nga kjo sëmundje vdekjeprurëse për shqiptarët është 65-84.

Siç është shprehur edhe më lart, shkaqet kryesore të vdekjeve të grave dhe të burrave gjatë vitit 2017, kanë qenë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut. Për këto sëmundje vërehen diferenca të larta gjinore për moshat nën 65 vjeç, ku numri i vdekjeve të burrave nga këto sëmundje për 100.000 banorë është afërsisht dy herë më i lartë se ai i grave. Për moshat mbi 65 vjeç, ky tregues është pothuajse i barabartë për të dyja gjinitë./Burimi INSTAT 

/Përgatiti: D.G

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet