SHISH zbulon 127 policët e drogës

Nga Nikoleta Kovaçi

Si u gjurmoi Shërbimi Informativ policët e drogës, nga Veriu në Jug dhe anasjelltas. Si dalin emrat e drejtorëve të qarqeve disa herë në raportet e SHISH, që nga Jaeld Çelaj deri te Fatmir Lleshi e Ajet Zyberi. Të dhënat flasin për 149 raste implikimi policësh në harkun kohor të një viti

Janë jo pak, por rreth 34 faqe informacion i klasifikuar që flet për emra drejtorësh policie, shefash komisariatesh dhe sektorësh e deri tek inspektorët e zonave e pse jo edhe komandantë postash nëpër vende të veçanta, të cilat ishin në shërbim të trafikimit të lëndëve narkotike. Mes këtyre dokumentesh, të cilat janë publikuar nga “Exit.al”, gjendet informacion për gjeografinë e shpërndarjes së punonjësve të policisë që kanë qenë të inkriminuar dhe të lidhur me trafikantë apo kanë qenë edhe vetë të tillë.

Sipas të dhënave mësohet se si gjithnjë në krye të listës gjendet Drejtoria e Policisë së Vlorës, nga ku janë arrestuar apo edhe gjenden në kërkim shumë persona që kanë qenë në detyra të larta funksionale në këtë drejtori. Informacioni i klasifikuar që flet me emra të saktë dhe me pozicione pune të secilit prej tyre, madje duke përfshirë edhe lëvizjet nëpër qarqe të ndryshme mësohet se ka dalë nga drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kjo drejtori ka mundur të delegojë informacion për të paktën 127 emra, të përfshirë në 149 raste, ndonëse në disa prej tyre gjenden edhe persona që kanë fituar çështjet e tyre në lidhje me trafikun e drogës.

Në dokumentet e bëra publike vërehet mes të tjerash edhe një denoncim i fortë në lidhje me implikimin e një oficeri policie në Lushnjë në shfrytëzim prostitucioni. Procedimi është nisur në vitin 2016, por nuk është bërë publik asnjë rast i tillë. Po ashtu është një tjetër rast i një polici që sipas të dhënave merret me trafikim klandestinësh, që grumbullohen në Tiranë dhe Kukës por që nuk bëhet me dije se cili ka qenë destinacioni i tyre. As për këtë rast nuk rezulton asnjë e dhënë zyrtare të jetë ndaluar apo arrestuar ndonjëherë ndonjë person që ka lidhje të tilla që kanë kryer një trafik të organizuar klandestinësh, edhe pse Anglia dhe Spanja prej muajsh kanë bërë të mundur dhënien e një alarmi për kalimin e shqiptarëve në drejtim të Britanisë.

Raporti

Janë rreth 50 raporte të Shërbimit Informativ Shtetëror, që nga prilli i vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 që flasin implikimin e strukturave të Policisë së Shtetit në kanabizimin e gjithë vendit. Nga verifikimi i gjithë materialit që gjendet në atë raport SHISH, vërehen fakte tronditëse, që implikojnë jo vetëm drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Kurbini, Pogradec, Maliq etj, por edhe vartësit e tyre në çdo hallkë të policisë. Edhe shoferët personalë të drejtorëve përmenden në raport, siç është rasti i Bulqizës dhe i Kurbinit. Edhe një shef qarkullimi siç është rasti i Vlorës, gjendet aty.

Nuk kanë munguar informacionet kur edhe vetë agjentët e Antidrogës kanë bashkëpunuar me trafikantët si në rastet e Lezhës, Sarandës dhe Korçës. Deri tani, emrat e përqindjes më të madhe prej 127 policësh nuk kanë dalë në media, por nga leximi i vëmendshëm i raportit të SHISH, drejtuar nga Visho Ajazi Lika del se shqetësimi më i madh erdhi nga Vlora, Berati dhe nga Kruja. Janë në këto tre qytete ku përmenden me dhjetëra herë policët e dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit.

Emrat e policëve mund të përmenden disa herë në raporte të ndryshme të SHISH, fakt që dëshmon se qeveria nuk pati asnjë reflektim për sinjalizimet e Visho Ajazi Likës, por priti deri kur shqetësimi erdhi nga shërbimet partnere, kryesisht kur Katania nuk rezistoi më por solli në pranga kapon e gjithë këtij trafiku, Moisi Habilaj!

Fushë-Kruja, hambari i drogës 

Raporti i SHISH përmend jo pak por mbi 10 emra drejtorësh policie, mes tyre edhe Ajet Zyberi, Fatmir Lleshi dhe deri tek Jaeld Çelaj. Besueshmëria e këtyre të dhënash rritet kur në këtë raport gjendet një ndjekje kohore e personave të përfshirë në favorizim, kultivim dhe në trafikim të lëndëve narkotike. Rastet janë të shumta, ndërsa oficerët që janë lëvizur nga Veriu në Jug, sërish kudo që kanë shkuar ata kanë qenë pjesë e planit të trafikut të drogës, aq sa duket se ka qenë ky pikërisht kriteri për të kryer këto lëvizje.

Në të dhënat konkrete, që datojnë vetëm një vit shikohet se pas Vlorës renditet Kruja, ku në zonat e saj, mbase për gjatë gjithë 2016-s u organizua lëvizja më e gjerë e trafikut të drogës. Gjithë shteti ishte në dijeni të brigadave të shumta që niseshin nga Kamza dhe Bathorja e që punësoheshin në një sërë magazinash e kapanonesh, por askush nuk reagoi. Madje “Shekulli” publikoi dëshmi të gjallë të një dëshmitari që shikonte çdo mëngjes se si mbusheshin furgonët me pleq e fëmijë dhe niseshin në drejtim të Fushë-Krujës, por asnjë person prej tyre nuk u ndalua e madje as nuk u hetua.

Harta e informacioneve për policët e implikuar në biznesin e drogës

Vlora, përmendet në 25 raste

Kruja, në 24 raste

Korçë, Pogradec, Maliq, 19 raste

Berati, 19 raste

Dibër, 17 raste

Kurbini, 15 raste

Tepelenë, Memaliaj 12 raste

Gjirokastër, 12 raste

Delvinë, 6 raste

Policët e implikuar në  trafikimin e lëndëve narkotike

Nga Bleona Metushi

  1. Ish-efektiv i Policisë së Shtetit, inspektor krimesh në DPQ Korçë, lindur në Lazarat
  2. Ish-efektiv i policisë së kufirit në DVP Kukës, lindur dhe banues po në Kukës.
  3. Ish-punonjës policie në komisariatin e Divjakës, lindur dhe rritur në fshatin Gradishtë të Divjakës.
  4. Ish-shef i Komisariatit të Policisë së Krujës.
  5. Ish-shefi i Policisë së Fushë-Krujës.
  6. Ish-drejtor i DVP Berat. Lindur në Kutalli, dhe banues në Durrës.
  7. Ish-shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  8. Ish-inspektor rendi në zonën e Rubikut.
  9. Ish-drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
  10. Ish-efektiv i DVP Vlorë.
  11. Inspektori në zonën e Kurveleshit, në atë kohë me detyrë inspektor në Gusmar, DVP Gjirokastër.
  12. Jeald Çela, ish-drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.
  13. Ish-efektiv i DVP, Vlorë.
  14. Ish-shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.
  15. Shef i policisë Tropojë, në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër.
  16. Ish-shef i Nënstacionit të Policisë së Klosit.
  17. Ish-punonjës i policisë kriminale në Komisariatin e Policisë Shkodër, lindur dhe banues në Nicaj.
  18. Ish- efektiv i Policisë së Pukës, banues në fshatin Buhot.
  19. Ish- efektiv i Policisë së Pukës, lindur në fshatin Tuç.
  20. Ish-shefi i rendit në Komisariatin e Policisë së Kurbinit.
  21. Ish-inspektor rendi në zonën e Rubikut.
  22. Punonjësi i policisë Kurbin, në atë kohë efektiv në policinë e Mamurrasit
  23. Ish-shef i policisë së Komisariatit Krujë.
  24. Ish-shef i policisë Fushë-Krujë.
  25. Ish-drejtor i DVP Berat, lindur në Kutalli dhe banues në Durrës.
  26. Ish-efektiv i në DVP Vlorë.
  27. Ish-punonjës i policisë Vlorë.
  28. Ish-drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
  29. Shef i Komisariatit të Tepelenës, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë, ish-shef i Policisë së Tepelenës.
  30. Ish-inspektor rendi në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër.
  31. Ish-shef i komisariatit të Policisë së Krujës.
  32. Ish- shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  33. Ish-inspektor rendi në zonë e Rubikut.
  34. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.
  35. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, lindur në fshatin Nicaj të Shalës.
  36. Ish- punonjës policie në zonën e Poliçanit, lindur dhe banues në Gjirokastër.
  37. Ish-efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
  38. Ish-shef i sektorit të krimit ekonomik-financiar në Vlorë. I ndjekur që nga viti 2012 si objekt i një rrjeti kriminal me qendër në Vlorë, dhe shtrirje si brenda dhe jashtë vendit.
  39. Ish-inspektor zone në Drejtorinë Rajonale të Policisë Berat, lindur në fshatin Ermenj të Gramshit.
  40. Ish-efektiv i policisë së Bubqit në Krujë, lindur në Fullqet të Matit, banues në Tiranë.
  41. Ish-inspektor i policisë së rendit në policinë e Maliqit.
  42. Ish-shef i sektorit të krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq.
  43. Ish-shef i rendit në Komisariatin e Policisë Laç.
  44. Ish-shef i rendit në policinë e Kurbinit.
  45. Ish-agjent i krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  46. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë në sektorin kundër krimit të organizuar.
  47. Ish-shef i sektorit kundër krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Vlorë.
  48. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, në sektorin kundër krimit të organizuar.
  49. Gjergji Kohila, ish-shef në sektorin kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë Vlorë.
  50. Ish-efektiv i Komisariatit të Policisë në Krujë.
  51. Ish-inspektor në zonën e Malësisë së Krujës.
  52. Ish-efektiv i policisë së Krujës.
  53. Renato Avdulaj, Ish-efektiv i drejtorisë së Vlorës, lindur në Tragjas dhe banues në Vlorë.
  54. Ish-punonjës i policisë në Vlorë.
  55. Ish-efektiv i Policisë së Shtetit, lindur në Zhapokik dhe banues në Gjirokastër.
  56. Ish-shef në stacionin policor Tre Urat në rrethin e Beratit.
  57. Ish-punonjës në zonën e Poliçanit, lindur në Prongji dhe banues në Gjirokastër.
  58. Ish-shef rendi në komisariatin e Policisë Delvinë.
  59. Ish-shef i komisariatit të Policisë Delvinë.
  60. Ish-efektiv i policisë në zonë e Rubikut, lindur dhe banues në Rrëshen.
  61. Ish-shef i stacionit policor të Bashkisë Klos, lindur në Mat dhe banues në Burrel.
  62. Ish-shef i rendit në Komisariatin e Policisë Burrel, lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
  63. Ish-efektiv i komisariatit të Policisë Elbasan.
  64. Ish-punonjës i policisë në Krujë, më parë ka qenë edhe në sektorin e armatimit në këtë Komisariat.
  65. Ish-shef i sektorit të policisë e Durrësit, aktualisht në sektorin kundër krimit ekonomik në DPSh.
  66. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.
  67. Ish-shef i qarkullimit në Drejtorinë e Policisë në Vlorë, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
  68. Ish-efektiv i Komisariatit të Policisë së Rinasit.
  69. Ish-shef i Komisariatit të Policisë së Krujës, lindur në Këlcyrë dhe banues në Tiranë.
  70. Ish-efektiv në Komisariatin e Policisë në Krujë, në njësinë Nikël, Krujë.
  71. Ish-shef i Komisariatit të Policisë së Kamzës, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
  72. Ish-inspektor policia që mbulonte zonën e Manzës dhe me herët edhe të Ishmit.
  73. Ish-efektiv në Komisariatin e Policisë së Shkodrës.
  74. Ish-punonjës policia pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
  75. Ish-inspektor i policisë së rendit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
  76. Ish-shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi. Lindur në Maqellarë dhe banues në Tiranë.
  77. Ish-inspektori i zonës në njësinë administrative Melan të Dibrës.
  78. Ish-inspektor zone në njësinë admisitrative të Maqellarit.
  79. Ish-shef i policisë së Beratit.
  80. Ish-punonjës i Policisë së Rinasit.
  81. Ish-shef i policisë në Komisariatin e Dibrës.
  82. Alban Hoxha, ish-shef i Komisariatit të Policisë Maliq.
  83. Ish-inspektor i zonës në njësinë Luftinjë të Memaliajt.
  84. Ish-punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Fier (Mallakastër).
  85. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër.
  86. Ish-efektiv në Komisariatin e Policisë Krujë, më herët ka qenë në sektorin e Armatimeve.
  87. Ish-shef i rendit pranë Komisariatit të Policisë në Delvinë.
  88. Ish-shef i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
  89. Ish-shef i krimeve në Komisariatin e Vaut të Dejës.
  90. Ish-inspektori i Policisë së Rendit, pranë komisariatit të Vaut të Dejës.
  91. Ish-inspektor i policisë, në zonën Karmë, Vau i Dejës.
  92. Ish-shef i Komisariatit të Tropojës.
  93. Ish-shef i komisariatit të rrethit të Kolonjës.
  94. Ish-shef i komisariatit të Policisë Maliq.
  95. Ish-inspektor policia në njësinë administrative Luftinjë të Memaliajt.
  96. Ish-shef i sektorit të anti-drogës në Drejtorinë Vendore të Policisë
  97. Haki Hasanbegasi, ish-efektiv në Drejtorinë Vendore të Policisë në Vlorë.
  98. Punonjës i stacionit policor të Selenicës
  99. Erjon Ismaili, ish-shef i Komisariatit të Policisë së Krujës, i lindur në Përmet dhe banues në Tiranë.
  100. Ferdinand Dusho, ish-shef Komisariati.
  101. Klodian Çaushi, ish-shef i rendit në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
  102. Fatmir Llashaj, ish-drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
  103. Sokol Bode, ish-shef i krimeve në Komisariatin e policisë së Pukës.
  104. Oltian Bistri, ish-shef i Komisariatit të Policisë së Pogradecit.
  105. Erdit Hazizaj, ish-shef i Komisariatit të Policisë së Poliçanit.
  106. Rustem Mazrreku, ish-shef i Komisariatit të Policisë Has.
  107. Robert Aga, ish-shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
  108. Ajet Zyberi, ish-drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
  109. Vojo Peçi, ish-shef i Komisariatit në Kuçovë.
  110. Ilir Proda, ish-shef i Komisariatit në Bulqizë.
  111. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, inspektor në zonën Arras.
  112. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, inspektor zone në Tomin.
  113. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, inspektor zone në Melan.
  114. Ish-efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, inspektor zone në Maqellarë
  115. Ish-shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
  116. Ish-shef i Krimeve në Komisariatin e Maliqit.
  117. Ish-inspektor i rendit në fshatin Remas në Lushnjë.
  118. Shefi i komisariatit të Bulqizës
  119. Shefi i rendit në Komisariatin e Delvinës
  120. Shefi i krimeve në Komisariatin e Pogradecit
  121. Efektiv i policisë së Kujës
  122. Shefi i komisariatit të Pogradecit, referim i veçantë për grup të strukturuar me qendër në Pogradec
  123. Komandant në kufirin e Himarës
  124. Shoferi i shefit të Komisariatit të Bulqizës
  125. Shef rendi në Delvinë
  126. Shofer në drejtorinë e policisë Dibër
  127. Efektiv i policisë së Rinasit

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet