Shirat “pushtojnë” vendin ditën e sotme, era do të jetë e lehtë

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Paraditja e së enjtes do të jetë me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore. Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, rënia vijon më e ndjeshme në mesditë, njofton Meteoalb.
Edhe IGJEUM shprehet se sot pritet të ketë reshje në përgjithësi të dobëta, në disa qarqe edhe lokalisht mesatare
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.
ERA
Sot era do të fryjë e lehtë.