Shira në formë shtrëngatash! Ja çfarë premton moti për nesër

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës, ku më të dukshme paraqiten përgjatë kufirit Lindor. Por mesdita sjell zhvillim të vranësirave të cilat do të përfshijnë gradualisht të gjithë vendin duke gjeneruar shira, herë pas-here në formë shtrëngatash .

Ndërsa nata sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominonte.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi mbi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar bë det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7 gradë C deri në 23 gradë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet