Shira dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë! Ja si parashikohet moti nesër

Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në Jug-Juglindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në Veri dhe qendër, përjashtuar zonat Jugore, të cilat mbeten me reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -3 gradë C në mëngjes deri në 14 gradë C mesdita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet