Shikoni reagimin e modeles kur i japin lajmin se do të vesh të brendshmet 2 milion euro (Video)

Publikuar më 02. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Modelja braziliane, Lais Ribeiro është e përzgjedhura e “Victoria’s Secret” Fashion, pasi do të mbajë veshur në sfilatën e vitit, të brendshmet “Fantasy”, që kushtojnë 2 milionë dollarë. Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.

“Kurrë nuk kam qarë kaq shumë në jetën time. Eshtë kaq emocionuese, Nuk po e besoj dot.” Përzgjedhja e saj është një vlerësim shumë i madh nga shtëpia e modës për 27 -vjeçaren. Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës, dhe shton se askush nuk do ta besonte që një vajzë nga një qytet i vogël i Brazilit, do të arrinte deri këtu.

Të brendshmet janë të mbuluara nga diamantet e verdhë dhe blu 18 karat, përmbajnë 6000 gurë të çmuar dhe janë dashur 350 orë për t’i dizenjuar.