Shikoni çfarë bëjnë Demi dhe Tushe kur merr fjalën Duka

Publikuar më 07. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Sapo e ka marrë fjalën presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi dhe Bashkim Fino kanë dalë jashtë për të konsumuar cigare.

Dy presidentët në fjalë e kanë shprehur hapur votën kundër Dukës.

Demit dhe Tushes i janë bashkuar kandidati Bashkim Fino, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, si dhe ish-sulmuesi i Vllaznisë, Edi Martini.