Shikoni ç’bëhet në Zvicër, 43 kilogramë flori çdo vit përfundojnë në kanalet e ujërave të zeza

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 43 kilogramë ari përfundojnë çdo vit në gypat e kullimit në Zvicër dhe rrjedhimisht në rrjetin e kanalizimit.

Kjo sasi ari ka një vlerë prej 1.8 milionë dollarë. Kjo është për shkak të faktit se rreth 70% e arit në botë kalon përmes rafinerive në Zvicër, ku pjesët e përpunuara janë ruajtur dhe hedhurinat hedhen në gypat e mbeturinave, shkruan albinfo.ch.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo sasi ari nuk ka pasoja të dëmshme për mjedisin, kështu që kompanitë e përpunimit të arit mund të lejojnë hedhjen e mbeturinave në të njëjtën mënyrë si më parë – përmes sistemit të kanalizimit.

Megjithatë, janë bërë disa përpjekje për të “kapur” materialin e mbeturinave dhe për të përfituar prej saj, veçanërisht në rajonin e Tisinës, ku përqendrimi i arit në gypat e ujërave të zeza është më i lartë.

Përveç arit, shkencëtarët kanë gjetur një sasi të madhe argjendi në gypat e ujërave të zeza në Zvicër, afërsisht 3,000 kilogramë në vit, që korrespondon me një shumë prej rreth 1.7 milionë dollarë./syri.net/