Shijaksit i “ikën truri”, terrorizon banorët me pistoletë dhe i gjendet drogë në banesë, arrestohet

Një i ri 24 vjeç nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë, pasi mbi të rëndojnë katër vepra penale. Ai ka shtënë me armë zjarri në Shijak duke terrorizuar banorët. Djaloshi me inicialet E.B përpos se ka terrorizuar banorët, kishte edhe drogë në banesë. Policia e ka proceduar artë për katër vepra penale, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, ligjin e drogës dhe të armëve. I riu rrezikon një dënim shembullor.

Njoftimi:

Më datë 13.06.2018, ka ardhur një telefonatë se një person qëllon me armë zjarri në ajër. Nga veprimet paraprake të kryera nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., vjeç 24, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën disa gëzhoja, si dhe nga kontrolli në banesë iu gjetën e bllokuan 804 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë. Nenet 283/1, 278, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

/D.Xh/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet