×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shihni Bosnjen ditën dhe pastaj njihni ‘pakicat’

Arben Rrozhani

Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’

Bosnje Hercegovina është sot kampione në Ballkan. Ekonomia mund ta ketë marrë veten, qindra mijëra refugjatë mund të jenë rikthyer, por vendi ballkanik i përgjakur nga masakrat dhe lufta tre vjeçare 1992-1995, është një shtet i dështuar, i kontrolluar de jure nga ndërkombëtarët.

Ajo sot ka 4 milionë banorë dhe qeveriset nga tre presidentë, 11 kryeministra dhe 11 qeveri me gjithsej më shumë se 100 ministra. Në krye është qeveria qendrore, që duhet të mbajë bashkë republikën e serbëve “Republika Srpska” dhe Federatën boshnjake, që ka dhjetë kantone. Këto struktura, duhet të reflektojnë larminë etnike dhe fetare të Bosnje-Hercegovinës ku jetojnë ortodoksë serbë, myslimanë boshnjakë dhe katolikë kroatë dhe mbi to qëndron Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, që mund të shkarkojë titullarë, të krijojë autoritete të reja dhe të miratojë apo shfuqizojë ligje.

Edhe 25 vite pas marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës që shkaktoi  mbi 100 mijë viktima dhe shkatërroi vendin, serbët duan të shkëputen me Republikën e tyre Srpska, kroatët kërkojnë më shumë mëvetësi, ndërsa myslimanët synojnë më shumë centralizim.

Sot vendi i varfër e ka gjysmën e të punësuarve në sektorin shtetëror për të mbushur administratën monstruoze, të korruptuar dhe nepotike, që ka bllokuar reformat, investimet e huaja, duke e lënë Bosnje-Hercegovinën në fund të procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe pse është më mirë se Shqipëria dhe Kosova, në aspektin ekonomik.

Këtë model të Shqipërisë së ardhshme duhet të kenë patur parasysh ata ‘dijetarë’ që kanë hartuar projekvendimin për ‘pakicat kombëtare’.

Historianët dhe akademikët shqiptarë bashkohen në një pikë në kundërshtimin e kësaj iniciative, më shumë se të rrezikshme: Një shekull pas anëtarësimit në Lidhjen e Kombeve dhe njohjen e tre pakicave kombëtare, greke, bullgare dhe sllave-malazeze, Shqipëria njeh të drejtat e 9 pakicave kombëtare dhe tre vite më parë miratoi edhe ligjin për “Pakicat kombëtare”, duke qenë në pararojë të respektimit të lirive dhe të drejtave të pakicave. Për krahasim, vendi ynë është shumë përpara Greqisë në këtë fushë dhe njohjen e gjuhëve me 300 firmëtarë nuk kanë ndërmend ta lejojnë as shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të Europës Perëndimore, sepse cenon sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit si një shtet unitar. Rrezikojmë të kthehemi në një shtet me komunitete dhe me shumë kultura, duke rrezikuar që pakica kombëtare të shpallen, bie fjala, refugjatët sirianë, afganë, e marokenë, apo gylenistët e larguar nga Turqia apo të mbetur në Shqipëri.

Qeveria shqiptare duhet ta hedhë në kosh këtë projektvendim antishqiptar. Nëse nuk ka aq vullnet duhet ta konsultojë me historianët dhe akademikët tanë dhe ta krahasojë me përvojat botërore, nëse gjen një të tillë.

Skenari më i keq i zbatimit të saj pa pyetur askënd? Bosnje-Hercegovina, që duhet parë ditën, kur duken parcelat pa fund të varrezave të qindra mijëra civilëve të vrarë në luftën civile. Dhe të analizohet ai shtet i dështuar që mezi mbahet në këmbë, nën tutelën ndërkombëtare për ta mos rrëshqitur sërish te masakrat dhe shpërbërja e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Publikuar më 10.06.2021
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë...

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” Fan Noli A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkedhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë […]

Lexo më shumë

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Publikuar më 04.06.2021
Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar...

Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar me rreth 260 ditë në vit diell me një klimë mesdhetare shumë favorizuese për çdo lloj kulture bujqësore me toka vitale për zhvillimin e bimësisë. Shqipëria (në aspektin e tregut) është porta e Europës e me gjërë. Specialistët e fermerët kanë eksperienca dhe kanë marrë rendimente […]

Lexo më shumë

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Publikuar më 03.06.2021
Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët...

Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët perëndimorë në Tiranë që heshtin! “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive — socialiste dhe demokrate– “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)/ Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, […]

Lexo më shumë

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

Publikuar më 31.05.2021
Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vog...

Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij […]

Lexo më shumë

Klithmat e një gruaje….

Klithmat e një gruaje….

Publikuar më 25.05.2021
E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bën...

E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bënë të afrohem me revoltë shpirtërisht duke më kthyer aty kur dëgjoj këto copëza poshtërimesh vrastare që i bëhet një femre. I afrohem me përbuzje  tymin e zi që ka pllakosur shoqërinë tonë, moralin tonë, ndërgjegjen duke  nxirë shpresën sa herë që dëgjohen klithmat e […]

Lexo më shumë

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

Publikuar më 21.05.2021
Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën...

Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që […]

Lexo më shumë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Publikuar më 19.05.2021
Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në j...

Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral. Të gjithë […]

Lexo më shumë

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Publikuar më 15.05.2021
Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq...

Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau) Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i çdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke […]

Lexo më shumë