Shifrat e frikshme, 3200 shtëpi të përmbytura, 1600 të evakuuar

Kanë dalë shifrat e pasojave si rezultat i përmbytjeve dhe se ato janë kokëforta e të rënda. Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile ka raportuar se janë gjithsej rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar. Sipas të njëjtave burime prurjet në Vjosë janë 2200 metër kub për sekondë. Në hartën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.

“Fierza nën nivelin kritik, por afër. Komani dhe Vau Dejës në këtë nivel dhe po bëjnë shkarkime. Kemi rreth 507 familje të evakuuar 1594 persona të evakuuar. Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike është afër normalitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësit, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur. 49 shkolla janë të të dëmtuara”, – bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tha se në të gjithë vendin janë dëmtuar gjithsej 13 ura dhe ka vënë në dukje se prurjet këtë vit janë me të shumta se në vitin 2013.

 

 

Të tjera

Abissnet