Shifra alarmante/ Shqiptarët braktisin vendin, ja sa ishte popullsia më 1 janar 2018

Foto 1 nga 6 Pas Para

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2018, rezulton 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017.
Struktura e popullsisë sipas gjinisë, në 1 Janar 2018 rezulton me 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra. Gjatë vitit 2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2017, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç) ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2016, nga 26,7 % në 26,0 %.
Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë.
Raporti gjinor në lindje ka pësuar një rritje, duke shënuar vlerën 110,5 djem për 100 vajza, në vitin 2017, nga 106,9 që ishte në vitin 2016.
Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie, duke shënuar vlerën 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017 nga 102,5 që ishte në vitin 2016. Në vitin 2017, mosha mesatare e popullsisë rezulton 35,0 vjeç.
Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet