Shfrytëzonte punëtorët në kushte skandaloze, arrestohet sipërmarrësi shqiptar

Një sipërmarrës shqiptar i quajtur Auglent Lalollari është arrestuar në Raguza të Italisë, pasi shfrytëzonte punëtorët në mënyrë ekstreme. Punëtorët që ishin nën monitorimin e tij punonin mes ujërave të pista e insekteve. Gjashtë shqiptarë merrnin pak euro në ditë, nuk kishin kontrata pune dhe nuk kishin asnjë orë apo ditë pushimi. Karabinierët e Raguzës kanë zhvilluar operacionin policor në mënyrë blic, shkruajnë mediat italiane.

Përgjegjës kryesor është Auglent Lalollari 33 vjeç, kurse babai i tij do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Këta shtetas shqiptarë janë duke u hetuar gjithashtu edhe për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe marrjen e punëtorëve në mënyrë të parregullt, pa sigurime e asnjë kusht pune. Policët italianë kryen një inspektim të shpejtë në fermë dhe panë sërish punëtorë, që përpos se punonin në ato kushte të tmerrshme, duronin edhe të nxehtin mbi 40 gradë celcius.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet