Shfaqet telefoni misterioz Nokia 7 Plus

Publikuar më 29. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Tani në listën GeekBench është shfaqur një model potencial interesant, i cili mund të jetë në zhvillim – Nokia 7 Plus.

Nokia 7 Plus ka një çipset Snapdragon 660 dhe 4GB RAM. Këto janë të vetmet të dhëna rreth pajisjeve që janë në dispozicion dhe nga ana e softuerit.

Nëse Nokia 7 Plus është me të vërtetë në përgatitje dhe shfaqet në një moment, ajo do të mbushë hendekun mes modeleve premium Nokia 8 me çipin Snapdragon 835 dhe modelin Nokia 7 me Snapdragon 630.