Shfaqen maskat në Durrës, grabisin një kantinë vere në Rashbull

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Një grabitje ka ndodhur në fshatin Rashbull të Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një kasafortë e një kantine vere është grabitur nga tre persona, të cilët kanë qenë të pajisur me maska. Tre personat kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës. Autorët kanë arritur të marrin një nga mjetet e kantinës dhe janë larguar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në grabitje dhe është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

/D.Xh/