Sheshel: Serbinë e pret një e keqe e madhe

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë Vojislav Seselj ka folur në lidhje me të ardhmen e Serbisë. Seselj që ka qenë në burg për krime lufte është shprehur se shteti serb ka qenë dhe mbetet keq, duke shtuar se kjo gjë ka ardhur për shkak të investimeve të shumta nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian. Seselj tha se SHBA dhe BE janë dy forcat ndërkombëtare që “ndjellin vetëm keq në mbarë Serbinë”. Ai shtoi se këta dy forca janë duke përgatitur skenarë të eliminimeve politike dhe se Serbia do të zhytet më keq në kaos edhe se koha kur ka rënë nga pushteti Slobodan Millosheviç.

“SHBA dhe BE janë duke përgatitur skenarë për të hyrë në Serbi sërish. Ata janë duke përgatitur skenarë të eliminimeve politike, duke nisur nga zyrtarët e lartë të shtetit serb. Pikërisht këta ‘aleatë’ janë armiku më i madh i Serbisë”, ka thënë Seselj. Ky i fundit është zgjedhur në postin e deputetit në parlamentin e Serbisë, edhe pse mban mbi supe një të shkuar kriminale, duke vuajtur 12 vjet burg në Gjykatën e Hagës.

/D.Xh/

 

Të tjera

Abissnet