
Një konflikt i çastit mes një grupi të rinjsh ka lënë një person të plagosur në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.
23-vjeçari Denis Spahiu u plagos me mjet prerës thikë nga Enea Hoxha, 20 vjeç dhe Aldor Kolmarkaj, 19 vjeç.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë stacionit të trenit të qytetit bregdetar rreth orës 17:30 të kësaj të mërkure.
2 autorët e dyshuar e goditën me thikë pas shpine të riun, i cili mori plagë të rënda mes shpatullave.
Ai u dërgua menjëherë në spital, në gjendje kritike për jetën, por bluzat e bardha bëjnë me dije për “FaxNews” se pasi iu nënshtrua një operacioni, gjendja e tij u përmirësua dhe aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pasi u regjistrua ngjarja, blutë e këtij qyteti bënë të mundur edhe kapjen e autorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply