Sherr me thika në një lokal në Vlorë, plagosen dy prej tyre

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas!

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen “Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.