
Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta mes fqinjëve në Durrës.
Sipas informacioneve mësohet se shkak i sherrit është bërë një vend parkimi mes fqinjëve të katit të parë dhe katit të dytë në një pallat në lagjen 12 në Durrës.
Si fillim ata janë konfrontuar me grushte, më pas kanë përdorur mjete të forta. Më pas 45-vjeçari ka nxjerr armën dhe ka plagosur në drejtim të komshiut tjetër dhe kanë mbetur të plagosur një 23-vjeçar dhe nëna e tij.
Këta të fundit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, për të marr ndihmën mjekësore.
Sakaq, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e shpjetë e uniformave blu, arriti të shmang një tragjedi në këtë familje.
Policia arrestoi autorin dhe ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë, për të sqaruar më tej detajet e ngjarjes.
Ndërkohë të dyja familjet po mbikëqyren nga policia për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply