Sherr në fund të përballjes Fenerbahçe-Kukësi (FOTO)

Zakonisht ndeshjet miqësore shoqërohen nga një atmosferë e paqtë dhe pa momente tensioni.

Por nuk është ky rasti i përballjes mes Fenerbahçes dhe Kukësit, luajtur sot në Antalia.

Mediat turke raportojnë se në momentet e fundit të ndeshjes ka patur përplasje fizike mes lojtarëve.

Dy protagonistët kryesor të zënkës ishin portierët, Volkan Demirel dhe Ervis Koçi. Portieri turk shtyu portierin e tretë të Kukësit dhe nuk i ka shpëtuar dot kritikave të mediave turke. Ja çfarë shkruajnë ato:

Turkfutbol: Volkan Demirel zihet në ndeshje miqësore

Futbolarena: Mbyllet me tension ndeshja me Kukësin

Ajansspor: Volkan Demirel çmendet në ndeshjen kundër Kukësit

Goalbien: Shumë tension në ndeshjen miqësore. Volkan nis sherr

Miqësorja përfundoi në shifrat 2-2, ku Kukësi pjesën e parë shënoi dy gola me Bakajn dhe Idrizin, por në të dytën u barazua pas golave të Gulianos dhe Fernandos.

Të tjera

Abissnet