Sherr mes dy grupe të rinjsh në Sarandë, plagoset 18-vjeçari

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të nisur mes dy grupe të rinjsh në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Hasan Tahsini” në orët e vona të së mërkurës, ku Jurgen Haxhi 18 vjeç banues në fshatin Metoq është plagosur me sende të forta. Për pasojë ai ndodhet gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre si dhe për identifikimin e të dyshuarve. /E.SH/