
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thika në Berat. Mësohet se E.K dhe A.Gj kanë goditur njëri-tjetrin me mjet prerës e për pasojë kanë përfunduar në spital.
36-vjeçari K ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçari Gj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit.
“Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes”,-njofton policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply