Sherr me thika brenda një lokali në Korçë

aksident

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti në fshatin Qafëzez, në Korçë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2019, në fshatin Qafëzez, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet