Shërimi përmes lirisë pozitive

Nga Azem Parllaku

Shqipëria dhe shqiptarët sot më shumë se kurrë janë të dobët dhe buzë kolapsit. Ky është një shqetësim i shprehur qartësisht nga personalitete të ndryshme të cilët vazhdimisht e kanë vënë theksin tek paaftësia e klasës politike për të vënë interesat e vendit para interesave të tjera. Në daljen e fundit publike, Koço Kokëdhima, kryetari i ZGJIDHJA-s, tërhoqi vërejtjen për nivelin e lartë të kapjes së shtetit dhe të korrupsionit që, e kanë bërë shtetin dhe institucionet e tij të dobëta dhe shumë herë jofunksionale.

Në fakt, këto shqetësime dhe këto vërejtje kanë konfirmuar qoftë drejtpërdrejtë, qoftë tërthorazi, se partitë që kanë qeverisur përgjatë 27 viteve kanë dëshmuar paaftësi për të ndërtuar një shtet të fuqishëm e në gjendje për t’u përballur me sfida të vështira dhe të rëndësishme me të cilat është ballafaquar dhe po ballafaqohet Shqipëria.

Aktualisht në politikën e brendëshme Qeveria po punon kundër qytetarëve. Faktet janë kokëforta, përderisa janë mbledhë e të sjellë ku janë e s’janë kriminelë të spikatur me dhe me precedentë penal, në legjislativ, në qeveri dhe në pushtetin vendor. Përderisa drogojë gjithë territorin e vendit, breznitë rinore aktuale dhe ato të ardhshme, për llogari te fitimeve mafioze. Përderisa po grabiten qytetarët nëpërmjet mbitaksimit dhe gjobave, duke i bashkuar me produktin valutor të drogës për të pasuruar kastën, oligarkët, mafian shtetërore, duke e maskuar me investime në fasada, vështirësisht të verifikueshme. Përderisa u janë shpërndarë me konçensione oligarkëve sherbime të cilat vetë qeveria i ka detyrim ligjor për të cilën paguhet.

Përderisa vendos në dispozicion të mafias, trafikantëve e narkotrafikantëve, policinë e shtetit, apo sherbime ushtarake të sigurisë, të cilat kanë detyra të tjera kushtetuese. Përderisa mburret me një çerek reforme territoriale për qëllime elektorale, duke përqëndruar pushtetin në duart e pushtetit qëndror, krejt kundër konventave dhe rekomandimeve perëndimore. Përderisa janë blerë, korruptuar e kontrolluar mediat e Shqipërisë, duke i kthyer ato në organe të Komitetit Qëndror Rilindas, për të kamufluar shkatërrimin e demokracisë dhe pluaralizmit.

E njejta gjë po ndodhë edhe në politikën e jashtme. Edhe këtu faktet janë kokëforta, kur deklarohet hapur për ndryshimin e rishikimin e partneritetit strategjik euroatlantik të Shqipërisë, ndryshe ç’ka është sanksionuar në kushtetutë, si aspiratë gjithëshqiptare pas rënes së diktaturës komuniste. Kur bëhet pjesë e një projekti antishqiptar “Jugosllavia e re” nën maskën e paraeuropianizmimit të rajonit, pa dijeninë e popullit, intelektualëve, dhe klasave dirigjente të vendit.

Kur eklipson shtetin e Kosovës të njohur nga fuqitë dhe shtetet euroatlantike e më gjërë. Kur punon pareshtur mbas shpinës së Kosovës, kundër pavarësisë e prosperitetit të saj, si dhe krejt faktorit shqiptar në gadishull. Kur nën diktatin e neootomanëve, të rreshtohet me arabët dhe luftrat e “shahrive” në favor të palestinezëve të cilët përbuzin demokracinë, Kosovën, laicizmin dhe çdo lloj të shtetit ligjor. Kur bën marrëveshje okulte antihistorike, antishqiptare, varresh, varrezash, kundër territorit shqiptar të njohur nderkombtarisht.

Kur në vend minimalisht të abstenonte, pa asnjë konsultim paraprak me institucionet e tjera kushtetuese të vendit, shkon në OKB dhe për interesa servile dhe okulte bashkon votën në favor të antishqiptarve arabë të diktuar nga turqit, serbët, rusët, dhe shtete të tjera që kanë interesa krejt të ndryshme nga ato tonat. Vihet hapur jo me abstenim, po me votë kundër interesave amerikane, që deri më tani mbas austrohungarisë kanë qenë e mbetet vetmi garant i pavarësisë, ekzistencës dhe mbijetesës shqiptare.

Për ta përshkruar qeverisjen që shqiptarët kanë sot kanë mby ktye, i’a vlen thënia e politikanit të njohur romak Marcus Tullius Cicero i cili thotë: “Një komb mund t’i mbijetojë budallenjëve të vetë, madje edhe ambiciozëve, por ai nuk mund t’i mbijetojë tradhëtisë nga brenda. Një armik para portave është më pak i frikshëm, sepse ai njihet dhe haptazi e mban flamurin e vet, por tradhëtari lëviz lirshëm brenda portave, sepse tradhëtari nuk paraqitet si tradhëtar; ai u flet viktimave të tij me theks familjar, ka fytyrë dhe argumente dhe i bën thirrje poshtërsisë, e cila qëndron thellë brenda zemrës së secilit njeri. Ai e kalb shpirtin e një kombi, punon natën tinëzisht dhe i padukur për t’i  minuar shtyllat e qytetit dhe e infekton trupin politik, në mënyrë që ai të mos mund të rezistojë më. Këtij duhet t’i  frikësoheni më shumë se sa një vrasësi”.

Tani, këtë gjendje të turbullt padyshim, shqiptarëve u nevojitet shërimi përmes lirisë pozitive, që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por “lirinë për diçka”, duke kaluar nga gjendja “të posedojmë” në gjendjen “të jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri e shëndoshë. Ku, arsimi, shëndetësia, mediat, politika, kultura, etj, rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore. Ky tip lirie, nuk është “produkt”, që mund të importohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet, ashtu siç po mendojnë elitat aktuale politike kulturore, as nuk mund të amputohet sikurse; veshja, ushqimi, etj, nga të tjerët.

Ndryshe, ne edhe më tej do mbesim “shoqëri periferike”, ashtu siç ishin “testuar” historikisht gjeneratat tona të mëhershme. Pra, na nevojitet kurajë, së pari individuale, e më pastaj edhe komunitare, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin e asaj që shquhet si “liçencë” personale identitare. Duhet gjurmuar edhe në “binarë” të identifikimit tonë me të tjerët, në vend që të tjerët të identifikohen me neve.

Dhe atë, jo si individualistë, gjë që edhe jemi të shquar, nëpër gjithë historinë tonë të qenësimit, por, si komunitet, e kolektivitet kombëtar e shtetëror, që dinë dhe mund të organizohet si organizatë; sociale, politike, ekonomike, kulturore, e pse jo edhe ushtarake. Vetëm kështu të organizuar dhe të mobilizuar, mund të dëshmojmë se e meritojmë të futemi në konkurrencë lojale me kombet dhe shtetet tjera për rreth neve. Dhe imponohemi si komb e si shtet, që përveç gatishmërisë për të menaxhuar veten e vet, dinë edhe të ndërtojë karizma dhe respekt te të tjerët.

Të tjera

Abissnet