Shënon nga penalltia, ja gjesti i Balotelit për tifozët kundërshtarë

Publikuar më 28. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Të gjithë e njohin Mario Balotelin, lojtarin e njohur për sjelljet e tij të paparashikueshme brenda dhe jashtë botës së futbollit.

Pasi shënoi një gol në ndeshjen Metz-Nice në gjuajtjen e dytë nga penalltia, ai iu drejtua menjëherë tifozëve kundërshtarë.

Për të festuar, sulmuesi italian i Nice vuri gishtin mbi buzë për t’i thënë fansave të Metz që të heshtnin.

Por buzëqeshja e “Super Marios” nuk zgjati deri në fund të takimit, pasi skuadra e tij u mposht 2-1.