Shënoi golin e parë me kombëtaren, flet Grezda: Ja pse e përqafova Panuçin

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Gjakovari Eros Grezda shënoi sot ndaj Turqisë golin e parë me fanellën e kombëtares shqiptare.

Në prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH-së, mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Panuçin.

Goli i parë me Kombëtaren

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”

E ardhmja dhe zerat për kalimin te Lacio

“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth merkatos, pasi kam babanë që merret me pjesën jashtë fushës.”

Përqafimi me Panuçin

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”.