Shënohet viktima e 7 e koronavirusit në Shqipëri, ndërron jetë 85-vjeçarja

Mbrëmjen e sotme është shënuar viktima e 7 nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se bëhet fjalë për një 85-vjeçare, që ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike shoqëruese dhe u konfirmua si e infektuar me Covid-19 në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të tregojnë shumë kujdes në momentin e shfaqjes së simptomave të Covid-19 dhe për çdo problem të kontaktojnë 127.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë edhe një 71-vjeçare, e cila vuante nga hipertensioni dhe prej 1 jave ishte shtruar tek Infektivi për shkak të problemeve me koronavirusin.

Gjatë ditës së sotme numri i personave të infektuar në vendin tonë shkoi në 174 dhe hartës së të prekurve ju shtua edhe Tropoja. Tirana vazhdon të jetë qyteti më i prekur me 102 raste, ndërsa shpërndarja gjeografike është si mëposhtë:

– Durrës           10 raste
– Lushnjë         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               18 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            11 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        3 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            1 rast
-Tropojë          2 raste

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet